10.03.2016
kta te shpis po ma shpifin me kontrollojn cdo gje. Babi pyt cdo dit ku je, ku ke shku, me ke ke dal. Nuk di ca te bej. A me ndihmon njeri?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje!
Faleminderit që na ke shkruar.
E kuptoj në shkrimin tënd nevojën për pavarsi, një nevojë që cdo adoleshent dhe i/e re e ka dhe do që ti plotësohet tani dhe këtu. Shkëputja emocionale nga prindërit duhet të vijë në mënyrë graduale, edhe pse kjo është e vështirë për të dyja palët. Prindërit janë të merakosur për cfarë ben ti, pasi ata nuk janë me ty në shumicën e kohës, sic mund të ishin më përpara dhe e kanë të vështirë të adaptohen me ndryshimet e shpejta që ndodhin tek ty. Në mënyrë që raporti të jetë harmonic, është shumë e rëndësishme që të ketë besim mes jush. Besimi fitohet. E kuptoj që mund të mos jetë e lehtë në shumicën e rasteve, por duhet të përpiqeni të dyja palët. Flit me prindërit, shpjegoju si ndjehesh ti dhe lëri mundësinë të shprehen dhe ata si ndjehen për ty. Komunikimi i qetë dhe i përshtatshëm është mënyra më e mirë.
Mos hezito të na shkruash në cdo moment që të kesh nevojë.
Gjithë të mirat!
Kte moral e kam ndigju.thash we mos me ndimote njeri. Vec moralit a ka ndonji gja tjeter?