Këshilla/Blog

07.09.2016

Pershendetje!
Jam njohur me nje djale te puna ime aktuale. Kam 1 vit qe e njoh, disa muaj miq dhe tashme te lidhur.
Fillimisht, me ka bere pyetje per moshen dhe i kam thene qe jam 23; pra, 1 vit me e vogel se mosha reale. Arsyeja?! Qe prej vogelise, per shkak te 1 gabimi ne deftese, te gjithe me dinin datelindja ’93, kur ne fakt jam ’92.
Nuk u mendova gjate kur i jam pergjigjur per moshen, por tani qe jam e perfshire emocionalisht- e dashuroj, ndihem ne faj dhe vdes cdo dite…
*Si t’ia bej?
Atij nuk i them dot te verteten, sepse ai eshte 10 muaj me i vogel se mua; druaj se do t’me largoje apo do te cbeje gjithcka krijuar mes nesh.
Po t’ia fsheh, me frikeson marrja vesh e realitetit…

Duket qesharake, por te luash me identitetin eshte shakaja me pa kripe qe kam bere dhe po e paguaj rende.
Kam shume frike, ankth dhe ndiej sikur do ta humbas.

Theksoj, nuk eshte lidhja ime e pare, por marredhenia ime e pare ne te cilen ndihem e dashuruar vertet.
Per mua eshte fatkeqesi te me ndaje nje datelindje, ose me sakte: “ujitja” e nje genjeshtre te thene kalimthi.

Kam shume nevoje per NDIHME!

Faleminderit!

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,

    Në radhë të parë, faleminderit që na drejtove mendimet e ndjesitë e tua të momentit.

    Me sa kuptoj nga letra jote, personi me të cilin je lidhur është shumë i rëndësishëm për ty, përderisa ka filluar të të shqetësojë fakti i moshës që ti përmend dhe nevoja për të qenë e sinqertë.
    Shpresoj realisht që të kesh nga ky person po të njëjtat përmasa të dashurisë, përkujdesit, preokupimit e dëshirës për të qenë të sinqertë me ty.
    Me këtë dua të them që duke qenë se je e dashuruar, është normale që të kesh një emocionalitet më të madh, por nga ana tjetër të këshilloj që ta marrësh më qetë e të reduktosh ankthin tënd.
    Besoj se për ty e për ju më e rëndësishme është ajo që keni midis jush, ndjenja, përkushtimi, gjërat që ju bashkojnë etj dhe unë këtë do të bëja qëndrore në lidhjen tuaj.

    Nga letra jote e ndjesitë që ke, kam përshtypjen se ti ke nevojë ta flasësh këtë me partnerin tënd dhe unë do të këshilloja ta bëje këtë gjë, pasi në thelb ti aspiron një marrëdhënie të mirë e të hapur midis jush. Një lidhje dashurie e përkushtimi kërkon që të merreni edhe me gjërat që nuk pëlqeni ose mund të mos të pëlqejnë, duke folur e komunikuar.
    Do të këshilloja ti flisje e ti shprehje ndjesitë e tua të momentit ashtu sic po na i përmend dhe neve. Ato tregojnë më shumë për ty si person se sa vetë fakti i një ndryshimi moshor.
    Ndonjëherë ne kemi frikë nga vetë frika dhe është më mirë të përballemi me gjërat që s’na bëjnë në radhë të parë të jemi rehat me veten. Kjo është më e shëndetshme.

    Shpresoj vërtet që partneri yt do e mirëpres e do e mirëkuptoj e s’do bëhet shkak për të menduar për një ndarje, sic po e thua edhe ti, por që ai do të vlerësojë komunikimin e sinqeritetin tënd.
    Gjithsesi edhe në rast se do të ketë një reagim negativ nga ana e tij, do të ftoja ta mirëkuptoje e të insistoje nëpërmjet komunikimit.

    Faleminderit dhe të uroj gjithë të mirat më tej

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV