Këshilla/Blog

A 19.05.2021

Prsh ,kam gabime drejtshkrimore ne teme diplome ,ne shqetson shum ky fakte ,prsh ne vend te republike e kam shkruar tri here rebuplike ,kam frik se ddo ta shohi dikush ,mund ta marr ndonje keshill nga ju ama mos ta marr shum afer zemre se gjumi naten nuk me zee

  1. Harold Koxha says:

    Përshëndetje,
    Faleminderit që na ke shkruar,

    Do të ftoja që përtej gabimeve drejtshkrimore për të cilat ti na ke shkruar, të hidhje vështrimin edhe tek pjesët e mira të cilat ti mendon se ke bërë në temën tënde të diplomës. Do të këshilloja të vlerësoje pika të forta të punimit tënd. Gabimet drejtshkrimore mund të ndodhin shpesh në punime të ndryshme por sigurisht që vlera e një teme diplome nuk mund të përcaktohet vetëm nga ato.

    Mesa arrij të kuptoj kjo ndjesi frike ka ndikuar në cilësinë e gjumit. Ndoshta është momenti që të marrësh kohë për veten për të bërë disa aktivitete të cilat krijojnë ndjesinë e qetësisë për ty. Ndoshta diçka që të pëlqen, si përshembull një shëtitje në natyrë, leximi i ndonjë libri, ndonjë aktivitet fizik, meditim etj.
    Ndjehu e lirë të vijojmë sërish komunikimin përmes shkëmbimit të letrave.
    Faleminderit
    Haroldi

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV