Ola 18.03.2022
Pershendetje nuk je vetem! Jam nje vajze 21 vjece. Kam pasur nje dhimbje ne kraharor dhe i kam bere te gjitha ekzaminimet e duhura, analiza dhe Ekg e zemres dhe te gjitha me kane dale mire. Por kam tensionin pak te lart 14 me 8, por ka pasur disa here qe e kam kapur edhe 16 me 9. Cfare mund te jete kjo, duke qene se Ekg ka dale shume mire, por tensioni eshte i tille? Do ta vleresoja shume pergjigjen tuaj pas jam shume e shqetesuar. Faleminderit paraprakisht!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Faleminderit qe e ke ndare me ne shqetesimin tend. Te rekomandojme qe te besh dhe nje konsulte per tu siguruar qe luhatja e tensionit nuk lidhet me faktore fizik por mund te jete i natyres psikologjike per te kuptuar me pas sesi mund ta trajtoni.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem