Toni 17.03.2023
Sa mund te vazhdojnë simtomat e terheqjes nga lorazepami pas 2 muajsh perdorimi?Dhe në cilen qender apo klinike trajtohet ky problem?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Toni,
Rreziku i varësisë nga Lorazepami rritet me doza të larta dhe përdorim afatgjatë, prandaj këshillohet që individët të marrin lorazepam vetëm për 2 deri në 4 javë, megjithëse shenjat e varësisë mund të shfaqen edhe pas 1 jave të përdorimit të benzodiazepines.
Është e domosdoshme që të mos e ndaloni përnjëherë marrjen e Lorazepamit.
Nê trajtim të tërheqjës nga Lorazepam rekomandohet reduktim gradual i dozës për të penguar mundësinë e simptomave të tërheqjes. Ju mund të konsultoheni me mjekun psikiatër për mënyrën më të strukturuar të trajtimit të tërheqjës nga Lorazepami.
Gjithë të mirat,
Dr Shukrie Statovci
Faleminderit per pergjigjen,bera nje reduktim te dozes çdo 6 dite dhe max i dozes ishte 2.5 mg lorazepam në dite dhe tani u bë rreth 4 muaj qe e kam nderprere plotesisht dhe ende kam simtoma shumë te veshtira terheqjeje ndersa mjeku psikiater më ka thene qe do kohe te pershtatet trupi,rreth 5-6 muaj dhe thjesht duhet te pres dhe te bej durim.
Përshëndetje Toni,
Më vie mirë që keni arrit me e ndërpre përdorimin e Lorazepamit sipas mënyrës së duhur. Përkundër që keni thënë se ende keni simptoma të tërheqjës mund të ju themi se periudhën më të vështirë e keni kaluar. Ju kisha inkuraju që gjatë kësaj kohe të provoni të merreni me ndonjë aktivitet fizik sepse ju kish ndihmu që ta kaloni më lehtë gjendjën me të cilën jeni duke u përball.
Gjithë të mirat,
Dr Shukrie Statovci