30.11.2017
Pershendetje!
Une jam duke kaluar nje situate te veshtire. Kam bere rolin e psikologes dhe viktmes me veten time. Sapo kam perjetuar nje tradheti nga djali qe doja dhe qe bashkejetonim prej pak kohesh,por qe kishim te lidhur prej 6 vitesh.Kemi kaluar shume peripeci se bashku per te qene bashke.Zbulova se me tradhetonte me nje grua te madhe ne moshe ne te 50-tat. Mbeta e shokuar. Arsyet e tij jane qesharake dhe interesi. Mendoj se ka dicka me shume.Nuk mora pergjigjet qe doja por akoma genjeshtra.Doja sinqeritet,vertetesi dhe nje falje. Por situata u komplikua pasi u fut ne loje dhe kurthe te sajuara ne intriga dhe dashakeqesi nga e dashura e tij .Jam.ne nje gjendje te shokuar ku mundohem.te gjej celesin e se vertetes por ka dicka qe nuk me.bind ne kete histori. Nuk jam e qete dhe po vuaj shume.
Faleminderit.
Ne pritje te pergjigjes tuaj.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Laura
Se pari te faleminderit qe ke ndare me ne shqetesimin tend.
E lexova me vemendje letren tende dhe me vjen keq qe je duke kaluar ne nje periudhe te tille. Sic kuptohet raportet ne mes teje dhe partenrit tend vetem se jane duke u nderlikuar, qe nga perfshirja e tij ne marredhenie dashurie me nje grua me ne moshe dhe sic ke shkruar gjerat jane komplikuar edhe me tutje nga kurthet e saj dhe jo sinqeriteti i partnerit tend. Mendoj se marredhenia ne mes jush duhet te bazohet fillimisht ne sinqeritet, per te provuar pastaj qe te vazhdoni lidhjen tuaj se bashku, qe te ndryshoni shprehite qe po demtojne lidhjen tuaj dhe qe se bashku te keni nje vision se ku po deshironi qe te arrini se bashku. Nuk ke shkruar se a eshte ndeprere kjo lidhje e partnerit tend me kete grua, por mendoj se nese ajo vazhdon qe te qendroje mes jush, ju nuk do te jeni rehat ne lidhjen tuaj. Mendoj se fillimisht kjo lidhje duhet ndeprere, qe pastaj ju dy te provoni qe te bisedoni dhe se bashku te merrni vendime se cfare deshironi per lidhjen tuaj me tutje. Gjithsesi keto jane vendime qe te mbesin ty qe ti marresh, por gjendja jote emocionale eshte shume me rendesi, dhe provo qe te kesh edhe kete gje ne kosndirate, qe vendimet e tua ti bazosh edhe ne mireqenien tende emocionale.
Po shpresoj se ju dy se bashku do te arrini qe te merrni vendimin e duhur per lidhjen tuaj.
P.S Nese e ndjen te nevojshme mund te na shkruash perseri.