PikA 10.10.2019
Pershendetje un kam qene ne nje lidhje 3 muaj, i dashuri me ka tradhetuar njekohesisht me nje femer tjeter. Mbas 6 mujave jam ne lidhje me nje person tjeter, dmth qe 5 muaj, gjithqka eshte duke shkuar ne rregull, perveq qe kam mbet me pasoja duke menduar qe edhe ky mundet me me tradhetu njejt si ai. Gjate tere kohes nuk jam e qete, ne momentin qe nuk me pergjigjet mendoj qe eshte me dike tjeter, krijoj ngjarje te panevojshme ne koken time, si dhe rri e stresuar gjate gjithe kohes. Quditem me veten time pasi qe nuk kam qene fare tip i llojit te tille. Cfar me sygjeroni ju? Si te sillem ne situata te tilla? Si te veproj tash ne lidhje te re, qe te mos me ndodh e njejta.
Ju faleminderit paraprakisht!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Të falenderojmë që ndave me ne shqetësimin tënd dhe të përgëzoj për faktin se ke kërkuar ndihmë lidhur me çfarë të shqetëson! Më vjen keq që të është dashur të kalosh një eksperiencë të dhimbshme siç është tradhëtia.
Ajo çfarë ti ke shkruar më flet për një dhimbje të cilën ti ende nuk e ke kaluar, atë të marrëdhënies së parë. Nuk e di si ka ndikuar tradhëtia e ish të dashurit tek ti dhe mënyra sesi ndihesh ti me veten, por të githa këto I ke sjellë me veten edhe në marrëdhënien që je tani.
Kur dikush tradhëtohet priret të gjejë fajin tek vetja, pasi kështu mund t`i japë më lehtë kuptim arsyeve që çuan në tradhëti, por kjo nuk është e drejtë ndaj vetes. Ndaj do të të ftoja të eksploronim mënyrën sesi ti e ke perceptuar tradhëtinë e ish të dashurit. Çfarë ti ke menduar për veten? Duke folur dhe duke punuar me veten për çfarë ti ke ndjerë dhe menduar pas tradhëtisë, mund të ndërtosh një marrëdhënie më të shëndetshme dhe të kesh besim në vete e tek partneri yt.
Gjithë të mirat,
Gresa