Këshilla/Blog

Drina 10.10.2019

Pershendetje!
Kam nej hall spo mund te harroj ate cfare me ka bere burri ,pamvarsisht qe mundohem perseri cdo gje me kujtohet ose paq cdo grindeje kthehem ne fillim 🙁 Ngjarja ka ndodhur ka viteme ka tradhetuar kur ishim te fejuar po mendoja mos e la,pastaj ndodhi edhe ne martes ne jemi bashke qe 14 vite jame rritur me te kemi 4 vjet te martuar ,5 fejuar dhe 5 qe ishim bashke,tani kemi nje femije 3 vjec.Jam munduar gjithmon te ndryshoj gjendjen jam grua shume e zonja punoj dhe sme mungon asgje po kete smund ta zgjidh, jam si e prangosur,gjithom kam breng ne shpirt asesi smunt te sherohem. Nuk ka arsye pse me tradheton tpakten keshtue ka then e ka ber koti por disa her ka ndodh edhe me njerez qe i ka te aferm edhe me shtepi . Nganjer mendoj mos e ka len po di qte them asnjeher ska siguri por sdi c `te beje sepse ekam femijen dhe sdu ai te pesoj shkaku jon.Falemnderit se zgjata!

  1. Gresa Sulstarova says:

    Përshëndetje Drina,
    
Të falenderoj shumë që shkrove dhe tregove kurajo në të ndarit me ne problemin tënd në çift. Më vjen keq që jeton në një marrëdhënie ku nuk ke besim tek bashkëshorti dhe jeton me frikën se tradhëtia e tij do të përsëritet. Besimi që ke patur dikur tek ai është I krisur dhe vazhdon kështu prej vitesh, nga çfarë ke shkruar në letër. Mendoj se besimi në një marrëdhënie është po aq i domosdoshëm sa respekti, vlerësimi, dashuria që një marrëdhënie të funksionojë.

    Më vjen mirë që mban në vëmendje nevojat e fëmijës tënd, por nga ana tjetër fëmijët I ndjejnë përjetimet e prindërve. Ndaj, nëse ti nuk je mirë dhe e qetë, jam e bindur se dhe fëmija e ndjen dhe përjeton këtë gjë. Është e vërtetë se fëmijët kanë nevojë për të dy prindërit, por kjo s`do të thotë që marrëdhënia prind-fëmijë të barazohet njëjtë me marrëdhënien mes bashkëshortëve. Pra, bashkëshorti yt do të jetë gjithmonë babai I fëmijës tënd, pavarësisht vendimeve që merrni ju të dy. E rëndësishme është që këto vendime të mos lejoni të ndikojnë në cilësinë e prindërimit tuaj.

    Po ashtu, të sugjeroj të flasësh me bashkëshortin tënd për ato çfarë ti ndjen dhe mendon, për frikërat dhe pasiguritë që ke lidhur me historinë tuaj. Të gjitha këto do të të ndihmojnë të kuptosh veten dhe bashkëshortin, do të të ndihmojnë të nxjerrësh zemërimin dhe të kuptosh mënyrën sesi ndihet ai, I penduar apo si.

    Nëse ndjen se ke nevojë për më shumë mbështetje, kërkoje atë nga familjarët, miqtë e tu dhe nëse nuk ke dikë tek I cili beson, kërko ndihmën e një psikologu ose psikoterapisti.

    Na shkruaj sërish nëse ke nevojë.
    Gjithë të mirat.
    
Gresa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV