Këshilla/Blog

12.05.2017

Pershendetje nukjevetem.al
Jam nje vajze 17 vjecare dhe kam dy vjet e lidhur me nje djal … fatkeqsisht ai djali mujin e tret qe ne jemi lidhur me tradhtoj me nje vajze (ishin ber gati per te kryer mardhenie) po ne mom kishte ndaluar dhe erdhi tek un duke qar dhe me tregoj cfar kishte ber … dmth ma tha direkt Un e doja shum e dija qe dhe ai me donte sepse me ka prezantuar me gjith familjaret e tij por qe mbas tradhtis lidhja jon ndryshoj… un kam humbur besimin tim sado qe mundohem kam frik se mos ai me tradhton perseri Ne lidhjen tone kan hyr shum persona per tna ndar po fatmirsisht sja ka dal asnji thjesht dua te di se si mund te kthej besimin tek ai

  1. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje
    Nga ajo çka shkruan me bën te kuptoj qe e do ketë lidhje dhe përpiqesh ta mbash. Çdo çift ka dinamikat e veta dhe si e tille edhe ju keni pasur dinamikat tuaja te ndërveprimit. Xhelozia është ndjeje krejt normal ene çift, por deri ne momentin kur nuk frustron partnerin dhe nuk ndikon mire funksionimin e çiftit. Besimi ne çift gjithashtu është diçka shume e rëndësishme ne mënyrë qe marrëdhënia te ofroj qetësi dhe jo ankth. Besimi është ndjenje qe krijohet bazuar ne sjelljen personale dhe te partnerit. E kuptoj qe besimi yt është cenuar prej një tradhtie te mëparshme, por kuptoj qe ka kaluar kohe prej atij momenti dhe ju jeni përsëri bashke. Kjo do te thotë qe ti i ke lejuar vetes te rindërtosh marrëdhënien me personin qe thua se e doje shume. Krijimi i besimit gjithashtu kërkon kohe pasi është një ndjenje karshi partnerit, por edhe vetes. Besimi krijohet për një person tjetër por nis nga vetja. Kjo do te thotë se sa me te lart te kemi vetëbesimin për krijimin e një marrëdhënie te shëndetshme qa me te mire do te kemi dhe besimin gjithashtu te partneri.

    Dëgjohemi serish e dashur
    Sabjola

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV