Këshilla/Blog

23.05.2017

Mirdita jam nje vajze 18 vjeqare dua qe ta bej nje pytje jam ne lidhje qe 4 vite me nje djal dhe e dua shum dhe me don shume por me ka tradhetuar njehere dhe tashti me duket sikur po me tradheton perseri , me duket sikur po fol me tjera , me duket sikur po del me tjera femra por edi se nuk eben kete gje me por.me kan kapur dosa vese te keqija qe po me tradhton perseri ju lutem me ktheni pergjigje ju faleminderit.

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Besimi eshte nje nga komponentet me te rendesishem ne nje lidhje, se bashku me te tjere si komunikimi, ndjeshmeria, perkushtimi, etj. Nese nuk ka besim ne nje lidhje, atehere per te funksionuar do te duhet te kerkosh prova te vazhdueshme. Mirpo, behet shume e lodhshme ne kete menyre, si per ty qe kerkon prova, si per partnerin qe duhet te japi prova. E ne disa raste behet akoma me e veshtire, kur edhe pse provat jane, dyshimi vazhdon akoma. A mund te jesh mire ne kete menyre?
    Sigurisht, ne rastin kur besimi eshte thyer njehere, eshte e veshtire qe te jete serish si dikur, por nuk eshte e pamundur. Nuk mund te fshish te kaluaren, ate cfare ka ndodhur, por mund ta pranosh dhe te vazhdosh perpara. Nese mbetesh me koken pas, frikerat do te shtohen dhe nderkohe humbet te bukurat e lidhjes. Vlereso cfare eshte e rendesishme per ty ne kete lidhje.
    Mos hezito te na shkruash serish per cdo gje!
    Gjithe te mirat!
    Me respekt,
    Ardita Korriku,
    Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV