19.09.2016
Nepermjet nje miku njpha nje djale.Me pelqeu, dhe u njohem.Me tha jetonte ne amerike, punpnte ne banke etj.Por I dallova qe ishin genjeshtra.U dashuruam,edhe ai me mua edhe pse duket habi,sps jam nje vajz ndryshe nga ato cfare kishte patur ai.Studioj ne tr,punoj e ndohmoj familjen,sjam e levizshme,skam kohe per kf te shpeshta sps vrapoj per tkapur oraret,jam e dashur e qeshur,etj.Ai ishte mesuar me.prostituta.
Kur un e kptova cfare bente ai,ishte muaji I 5 I lidhjes.Dmth e dija se cbente se dyshoja ne cdo prgj qe jepte,por kur e pohoi dmth.Ishte vdekje per mua.I isha dhene nje krimineli sps e pohoi se kishte vrare edhe njerez.Issha evirgjer dhe I kisha then se sdua te kryejm marredhenoe sps viegjeria per familjen time eshte akoma nder dhe sdua ti zhgenjej.Ai me shtiu ne dore duke kryer marredhenie sekseuale ne anus,anale.me qellim qe tmps prishej himeni.E kptova deri diku se kisha pare lidhjet e mikeve te mia dhe thonin s meshkujt kan me sh mevoja se femrat.Iku ne itali,se I doli nje pune urgjente dhe flisnim rralle.Un rrija me sh ne spital se me binte te fiket.Vij nga nje familje sh e ndershme dhe pavaresisht se thoja jam e pjekur,nuk e dija boten kaq te ndyre.Me duket jeta si film.Per tre muaj skam ditur ku kam qene.I shkruaja pa kontroll atij shfryhesha,ai acatohej pse I shkr aq sh dhe se kptonte se kishte faj.Un I kisha dhene zemren me dy duar,ai as me fal nk thoshte.Tani sflas me me te sps I thash je kriminel dhe ai u prek shume.Un I kam.thene gjithmon t vertetat ne sy dhe se kptoj ne duhet te merzitem.un me te apo ai me mua.I thoja qe esht egoist I papergjegjshem.Tani jam semure.Kam qene bulimike,vuaj nqe 7 vite,tani me esht perkeqesuar.Nk fle dot m sh se gjysme ore naten,jam e lodhur,pa perqendrim dhe gjej veten duke thurur skena joreale.Edhebkur dal me duket sikur ai esht ne nje ngabkafenete aty dhe po me sheh.Une skam as nj foto te tij,dhe kam filluar ti ngaterroj pamjen e fytyres.Skam me shoqeri,jam larguar nga te gjithe,jam sh e ashper dhe bertas,sme vjen te vishem te dal,madje kam.ndenjur disa kohe pa lare(edhe pse esht turp ta pranoj).Me pelqen te mendoj per vdekjen dhe kam.tentuar dy here,por me kane ndaluar te tjere.Spunoj dot me ne punen ku punoja sps esht pune me.presion dhe un sjam me e afte.Jetoj me shpresen se do e shoh nje here te vetme,qoft edhe nga larg.Kam qene e sinqert,lidhja ime e pare,e kam dashur e dua mbi cdo gje,por po shoh jeten time te me ike nga duart.Kam pese muaj qe nk di me kush jam.
Kam nevoje per qetesues,dicka cte jete.Ju lutem me ndihmoni,ju pergjerohem sps skm mundur te kontaktoj me psikologe ne qytetin ku jetoj sps esht qytet I vogel dhe skam besm ti rrefej askujt cme ka ndodhur.
Kam shkruar shkirt gjithcka,edhe pse ka detaje te rendesishme.Por nk esht kjo ceshtja.Dua vetem te jem me mire sps te vdes,se bej dot me.Flm.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur
Nuk je vetëm në gjithë këtë që po kalon dhe faleminderit që na shkrove dhe shprehe hapur ndjesitë dhe shqetësimet e tua. Mendoj që është hap shumë i mirë që na ke shkruar, që ke menduar për problemet e ndjesitë e tua si dhe nevojën që ke për ndihmë.
Në letrën tënde ti paraqet shumë shqetësime që në fakt kanë krijuar një gjendje të komplikuar emocionale, konjitive dhe një kaos ndjesish e mendimesh që kërkojnë në fakt të diskutohen më gjatë e më profesionalisht.
Ti marrim me radhë gjërat që ti përshkruan në letër:
E para, është që ti ke ndërtuar një raport ku ke vendosur zemrën tënde, besimin, dëshirën për të besuar e mbase edhe për të ndryshuar një person, e të gjitha këto në konflikt me faktet që ti ke ditur apo mësuar për personin të cilat kanë krijuar shqetësim për ty.
Me sa kuptoj raporti që ke ndërtuar është në fakt një raport i vështirë, që të ka vendosur në dyshim edhe shumë vlera të tuat duke qenë përballë ndjenjave të mëdha që me sa duket i ke akoma. Kur ndërtojmë marrëdhënie në fakt me gjithë intimitetin shpirtëror, mendor e fizik që stabilizojmë me personin tjetër, ne lejojmë të dal në pah vetja jonë me vulnerabël.
Mendja jonë punon ndonjëherë në mënyrë të tillë që justifikon veprimet tona edhe kur e dimë që nuk kemi bërë zgjedhjen më të mirë për veten. Prandaj shpeshherë është e vështirë të kuptojmë mbase edhe një marrëdhënie jo të shëndetshme apo të gjendemi në kurth mendor e emocional dhe trupi ynë reagon pastaj në forma të tjera për të na dhënë sinjale që dicka nuk funksionon apo nuk është mirë dhe ka nevojë që ne të përballemi ndryshe.
Aq më tepër që mendoj stili i jetës së personit mund të të jetë kthyer në dëshirë për ta ndryshuar atë, për ta ndryshuar nga ajo që bën dhe për tu ndjerë që ti je/ishe e vecanta në jetën e tij (në qoftë se më lejon të supozoj dicka më shumë, edhe pse ti nuk e jep këtë fakt në letrën tënde) . Gjithsesi ky është instikt I vjetër dhe dëmtues ndonjëherë.
E kuptoj që ndjenjat mbase janë të forta dhe është ok të provosh atë që po provon, por lipset të jesh më e ndërgjegjshme për mendimet e për veten tënde.
Një marrëdhënie ndërtohet në mënyrë që të dy personat të ndihen mirë e të shkojnë drejt plotësimit të vetes, të ndihen të shëndetshëm emocionalisht e shpirtërisht e të marrin e të ndjejnë siguri e konfort.
E pyetja ime për ty është a ndihesh ti mirë? A i ndjen ti të gjitha këto? A do ndiheshe ti realisht mirë dhe e plotësuar dhe e qetë në rast se ai do të kthehej sërish?
Besoj se përgjigjet në këtë rast mund ti kthesh ti më mirë se sa unë.
Shqetësimi i dytë që ti paraqet është fakti që vuan ose ke vuajtur prej bulimisë. Shpresoj vërtet që ti ke marr një shërbim profesional e të specializuar në lidhje me këtë shqetësim, pasi problemi me këtë shqetësim jane mendimet e imazhi që kemi për veten e trupin tonë dhe në kuadër të emocionalitetit që të ka shkaktuar lidhja që ke patur, mund të ndodh që mendimet negative për veten, trupin tonë e mungesa e konfidencës të jetë edhe më e fortë.
Sic po thua edhe vetë, ke bërë edhe disa tentativa për vetvrasje për të cilat më vjen keq dhe e kuptoj që gjendja ka qenë aq dëshpëruese, edhe e veshtirë sa ke menduar edhe për “zgjidhje” permanente, në fakt për disa probleme që mund të konsiderohen të përkohshme e të kalueshme lehtë me ndihmën dhe vendosjen e qëllimeve të duhura.
Në rast se është e pamundur apo e vështirë të kërkosh ndihmë në qytetin tënd, do të këshilloja ta kërkoje këtë në një qytet tjeter, sipas mundësive të tua. Në rastin tënd besoj se janë të nevojshme biseda më të gjata me profesionistë, për të të ndihmuar të menduarit rreth vetes, mendimeve e ndjesive negative që ke.
Sigurisht që në rast se dëshiron të na shkruash më gjatë për shqetësimet që ke e mendime apo këshilla të tjera specifike, je shumë e mirëpritur.
Nga ana tjetër, të këshilloj që të mundohesh të vendosësh qëllime për veten e për jetën tënde e të fokusohesh në gjërat që do të bësh si dhe anët e tua të forta apo gjëra të tjera pozitive në jetën tënde. Është gjithashtu e nevojshme që të rrethohesh nga persona e aktivitete pozitive që do të ndihmojnë të rigjesh aftësitë dhe forcën brenda teje
Të uroj gjithë të mirat më tej në kujdesin ndaj personit më të rëndësishëm, vetes tënde,
Me respekt,
Almandina Guma