Këshilla/Blog

Vajze e humbur 21.01.2021

Pershendetje juve fillimisht dhe faleminderit per mundesine per tu shprehur falas. Brenga qe une kam ka filluar qe kur isha afersisht 14-15 vjece . Ngjarja me perfshine vetem mua dhe perkatesisht shoqerine time qe rri me ta tere kohen dhe poashtu ndonjehete perfshine dhe kusheriret e te aferm por jo ata te familjes. Jam munduar shume here qe te mbyt keto emocione te shumta dhee te mundohem ti perballoj duke vene makeup ne fetyre ne menyre qe mos te verehem qe jam skuqur por nuk ben perseri jam munduar ne menyra te tjera por prap sben. Pra kur me kapin emocione dhe per-ball kam dike qe duhet te flas, une shpesh humbas kontrollin e kete e shof edhe tek duart e mia qe dridhenn dhe po pata perpara kafee sguxoj ta mar sepse e di qe dikush do te vërej duart e mia duke u dridhur , poashtu kam shumë turp dhe skuqem e tera dhe kjo gjendje tek te tjeret tingëllon qesharake sepse shume here ata bene me qellim shume hedhin fjale vetem e vetem qe une te ndihem ashtu gjithashtu vetem qesh dhe nuk jam ne gjendje te kthej nje pergjigje tamam tamam , gjithashtu buzet e mia dridhen dhe ndihem shume keqq qe smund te perballem me emocionet e mia perballe dikujt . Ne disa raste flas pa ndonje gje vetem ashtu qe te kthej pergjigje . Dridhem e tera dhe me ngushton diqka tek gjyksi dhe keto momente duan kohe te kalojne . GJithashtu dhe ne shkolle kur kam per tu pyetur dhe kam frike te njejten gjendje kam kur dal perpara me ben te ndjehem shume keq sepse ato qe i di dhe i kam ne mendje nuk mund ti shprehe e lire. Kam shumë nevojë te di se si mund ti heq keto probleme dhe a ka ndonje zgjidhje! Ju Faleminderit.

  1. MSc. Lediona Braho says:

    Përshëndetje e dashur,
    Më vjen mirë që je shprehur për shqetësimin tënd dhe të inkurajoj të vazhdosh të kërkosh ndihmë, qoftë edhe online.
    Këto që po përshkruan më thonë që mund të kemi të bëjmë me një lloj ankthi social: ankth që përjetohet në situata shoqërore, kur ka njerëz rreth e rrotull apo kur ndërvepron me njerëz të tjerë. Turpi, sikleti, dridhja, skuqja… të gjitha këto mund të ndodhin për shkak të emocioneve të ndrydhura/ të represuara brenda teje të cilat kanë nevojë të shprehen. Ti ke shkruar në letër që je munduar të vësh “make up”, pra t’i kamuflosh apo t’i fshehësh, që ato të mos duken dhe të mos vihen re nga të tjerët. Fshehja mund të jetë deri diku e mundur, mesa kuptoj nga letra jote, por përsëri gjestet, mimika, pra joverbalja, “të tradhtojnë” dhe të bëjnë të ndihesh jo rehat. Unë të sugjeroj të flasësh më gjatë për problemin tënd me një psikolog ose psikoterapist, që do të të ndihmojë të shprehësh gjithë emocionet e bllokuara të cilat gjithsesi e gjejnë “rrugën” e tyre në kanalet fizike duke të dhënë dridhje, skuqje dhe bllokim para të tjerëve. Me ndihmën e psikologes/psikologu mund t’i zhbllokosh ato dhe të bësh jetën që dëshiron. Kur i shpreh emocionet dhe punon me to në psikoterapi, ankthi fillon të ulet dhe ti do të përparosh në marrëdhëniet me të tjerët, duke u ndjerë me më shumë vetëbesim dhe më e qetë. Shpresoj që ta ndihmosh sa më herët veten tënde, në mënyrë që të ndihesh mirë në raport me veten dhe me shoqërinë tënde.
    Përzemërsisht,
    Lediona Braho
    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV