28.05.2018
U njoha me nje djal,kisha 2 muaj qe flisja dhe e takova vetem 1her , gjeja qe ai m kerkoi ishte te kryenim marrdhenie por un nuk doja ta humbisja virgjerin time kaq e vogel dhe sidomos me nje person qe kisha vetem 2 muaj qe flisja,por kam ren ndashuri me ate person saqe ndonjeher dua tja jap atij heren time tpar?,ai mthot q e kam tnevojshme t kryej marrdhenie,po me shkruan shum rrall,kur i teket,nuk e di ct bej?
Tani nuk flas me sepse me pyeti serish i thash nuk dua t kryej marrdhenie qe tani,me tha ik mos mshkruj me.. Jam merzit shummmmm saqe ndonjeher mduket sikur nk do mkaloj kurrr kjo merzitje?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur
Per mua eshte mjafte e dukshme qe ai e vetmja gje qe kerkon prej teje eshte marredhedhia intime. Te keshilloj te largohesh sa me pare nga ai person ,sepse nqs ti i jepesh atij ,te siguroj qe me vone do pendohesh . sepse shume vajza si ti kane bere kte gabim ,i cili eshte i pakorrigjueshem. Dhe jam e bindur qe ajo qe ndjen ti ndaj tij ,eshte gjithcka tjeter ,pervecse dashuri . dashuria nuk lind per dy muaj . zgjidhja eshte e jotja , por do jete me e lehte ta heqesh nga mendja tani ,sesa ai te perfitoje prej teje e me pas te te lej . do e shohesh qe ne jeten tende do gjesh nje njeri qe te te doje vertete , dhe jo vetem per seks . te uroj gjithe te mirat
Pershendetje!
Nga keto qe pershkruani ne leter, eshte e qarte qe ai djale kerkon te perfitoje nga fakti qe ju e pelqeni ose ‘ndjeni’ per te…. Sigurisht qe nje kohe kaq e shkurter ku ju vetem komunikoni rralle dhe jeni takuar vetem nje here, mund te konsiredohet si fillim i nje lidhje, e cila te quhet e tille, duhet te kete interesin dhe perkushtimin e plote nga te dy palet. Interesit seksual duhet ti paraprije afersia emocionale, empatia, komunikimi i afert, deshira per te biseduar e shpenzuar kohe se bashku, njohja e njerezve te afert te seciles pale etj.
Po ju listoj disa nga shenjat qe tregon se vazhdimesia e nje lidhje te tille do ju coje ne menyre te pashmangshme drejt zhgenjimit:
Ai nuk ju fton kurrë për një takim të vërtetë
Një gjë që bën një mashkull kur ju do vërtetë është të dalë me ju në takime, takime të vërteta. Nëse së fundmi jeni duke dalë me një mashkull, i cili nuk ju ka kërkuar kurrë një takim të vërtetë, kjo është një shenjë që duhet t’ju shqetësojë. Kur një mashkull ju pëlqen vërtetë, ai do që ju ta dini dhe mbi të gjitha t’ja u tregojë këtë. Nëse ai nuk ju fton (asnjëherë) për drekë apo darkë ju ndoshta duhet ta rikonsideroni kohën që po humbni me të.
– Ai nuk flet kurrë me ju përgjatë ditës
Kur jeni në një marrëdhënie të shëndetshme dhe mashkulli me të cilin po dilni ju pëlqen, rrjedhimisht ai do të kujdeset mjaftueshëm për të komunikuar me ty dhe për të parë se çfarë jeni duke bërë gjatë ditës dhe natës. Nuk e kemi fjalën për kontrollet 24 orë në ditë por ai duhet të bëjë diçka të thjeshtë si dërgimi i një mesazhi apo bërja e një telefonate në pushimin e drekës, thjesht për t’ju lënë të kuptoni se ju mendon dhe kujdeset për ju.
Nëse po dilni me një mashkull, i cili në fakt nuk ju ‘kontrollon’ apo telefonon gjatë gjithë ditës dhe i vetmi moment kur kujtohet për ju është fundjava apo darka vonë, në realitet ai nuk e ka seriozisht me ju por thjesht i pëlqen të kryej marrëdhënie seksuale.
– Ai nuk ju prezanton kurrë te te tjerët
Një mashkull, i cili vërtetë do të jetë me ju, do të jetë krenar për ju, do t’ju marrë në takime dhe do t’ju prezantojë te famija dhe miqtë e tij. Kur një mashkull ju pëlqen vërtetë ai nuk do të humbë asnjë shans duke ju prezantuar te kushdo që mund të takoni kur jeni bashkë.Nëse ai ju referohet në prezantim si “thjesht një shoqe” ose nëse ju nuk keni takuar asnjëherë njerëzit që ai njeh, atëherë ju jeni diçka që ai do ta mbajë në errësirë.
– Ai nuk është i interesuar për familjen dhe miqtë tuaj
Nëse mashkulli me të cilin jeni duke dalë nuk e vret mendjen të dëgjoj ndonjë bisedë për familjen, miqtë apo histori për qenin e familjes suaj, është qartësisht e dukshme se për çfarë qëndron me ju.
– Jeni ju gjithmonë iniciatorja
E kuptojmë shumë mirë që ajo që duam është dashuria dhe mbi të gjitha kthimi i saj reciprok. Fatkeqësisht, një mënyrë kur ju nuk do të merrni asnjëherë atë që dëshironi është nëse jeni të dëshpëruara për të.
Nëse jeni ju gjithmonë ajo që kërkoni takim. ju dukeni të dëshpëruara dhe sigurisht që ai ju konsideron si pre të lehtë, duke qenë se sa herë që dilni, përfundoni duke bërë seks.Nëse ai nuk ju telefonon kurrë për t’ju ftuar, boll duke u bërë si të dëshpëruara dhe duke humbur kohën me një mashkull të tillë. Nuk ja vlen!
Largohu nga nje lidhje e tille qe me siguri do te bej te vuash. Ti meriton dike qe te te vleresoje dhe te doje per ate qe je!