04.01.2017
Pershendetje stafit. Une vuaj nga ankthi qe 20 vite.e. Gjithmone kam frig se dicka do me ndolli mua a po familjes dua te di une qe vuaj vetem nga mendimet kaq shume sa vuaj po te ndolli ne realitet. Pres nje pergjigjet nqs eshte e mundur ju falenderoj.mefalni nga zemra harrova te ju them se vetem 3her kam marre mjekimi .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Pyetja juaj i eshte derguar ekepertit perkates.
Ndekohe qe prisni pergjigjen, ju sygjerojme te shikoni videon e meposhtme nga Psikologe Elisa Berdica e cila trajton tematiken e ankthit
https://www.youtube.com/watch?v=F4UhvKLu8GU
Stafi i “Nuk Je Vetem”
Pershendetje! Faleminderit qe ndan me ne historine tende! Ti vuan nga ankthi nga 20 vite. Pse pikerisht 20 vite me pare? Ka ndonje arsye qe lidhet me fillesat ketij ankthi qe perjeton?
Cilat jane kto mendime qe ti ke frike se do te ndodhin ne realitet? Mund te te duken shume pyetje, por une kam nevoje te di me shume per ty. Cilat jane simptomat fizike qe ti ndjen kur je ankthioze? Cfare ben per tu qetesuar?
Nuk dua te dal ne konkluzione te paraprira, ndaj do te pres pergjigjen e pyetjeve te bera me lart, por ajo qe mund te te bej eshte qe te shpjegoj ne menyre te shkurter lidhjen mes mendimeve, emocioneve dhe sjelljes. Terapia Konjiktive Biheviorale (nje terapi shume e efektshme me problemet e ankthit) shpjegon se mendimet, emocionet dhe sjelljet jane te lidhura si ne nje cikel, dhe secila ndikon tek tjetra. Pra, nese ti ke mendime jo reale, “shetesuese”, atehere ato do te ndikojne ne emocionet e tua duke te provokuar ankth, frike, etj. Nga keto ndjenja ti mund te kesh simptoma fizike. Me pas keto simptoma te bejne te mendosh se dicka e keqe po ndodh, e ne vijim niveli i ankthit rritet dhe keshtu vazhdn nje rreth vicioz. Shkeputja e ketij rrethi mund te behet duke ndryshuar komponentet dhe me e favorshmja eshte te ndryshosh mendimet. Mendo ne menyre me pozitive, e do te shikosh ndryshime ne emocione e reagime.
Ne vijim do te sugjeroja qe ti drejtoheshit nje psikologu per te bere takime te drjtperdrejta, pasi ndihma drejtperdrejte eshte me e efektshme.
Ne pritje te letres tende te radhes, te uroj me te mirat.
Me respekt, Ardita Korriku!
Po ju shkruaj perseri. Ne femiri kam pas shumvdekje ne shpi e ndoshta ndaj vuaj tani
Pershendetje serish!
Nga kjo qe po thua, mund te jete nje shpjegim pse ti ke kete ankthin se dicka e keqe mund te ndodhi ty apo njerezve te tu te aferm. Mund te duket paradoksale ta thuash, por vdekja eshte pjese e jetes. Nuk mund ta zhbejme faktin kur dikush vdes, por a jemi ne aq te fuqishem sa me mendimin se dicka do ju ndodhi te tjereve, tu ndodhi me te vertete? Kjo eshte ajo qe ndodh me ty; ti mendon se dicka e keqe do ndodhi dhe u jep fuqi mendimeve te tua sikur ato te shtypnin nje buton qe e ben fakt mendimin; niveli i ankthit rritet; mendimet e keqija perforcohen dhe cikli vazhdon.
Mendimet e tua, jane thjesht mendime. Mundohu ti konsiderosh si te tilla. Nuk me ke thene se cfare ben ti per tu ndjere me mire kur je ne ankth? Ne cfare menyre ke “mbijetuar” keto 20 vite?
Te uroj me te mirat,
Jam 40 vjeç she vuna nga ankthi çar mund baj si mud ta veq ket siklet