Këshilla/Blog

04.08.2016

Dua nje keshill se cfare te bej me shkollen e larte. Prindrit me thon te vazhdoj nje dege qe mua s eshte se me pelqen dhe aq por qe ata thone se eshte me e lehte te gjej pune. Jam shume ne medyshje, dhe nuk po vendos dot

  1. Anonymous says:

    Zgjidh dicka qe ti e do dhe do ta besh me qejf, sepse nese zgjedh nje dege qe nuk te pelqen shume ateher edhe nuk do te jesh shum e motivuar.

  2. MA. Eni Tabaku says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe ke ndare me ne shqetesimin tend.

    Ajo qe kuptoj nga pershkrimi juaj eshte qe ju jeni konfuz persa I perket perzgjedhjes se deges se studimit dhe kete konfuzitet ja u shton dhe orientimi nga ana e prinderve. Eshte normale qe prinderit te orientojne dhe japin keshilla pasi jane te shqetesuar per te ardhem tuaj por ai/ajo qe e di se cfare profesioni do te bente me deshire dhe duhet ta vendose kete gje jeni ju.
    Ashtu sikurse do i keshilloja te gjithe moshatareve te tu, te cilet jane konfuze dhe gjenden ne mes te dy zgjedhjeve , apo nuk jane te qarte per ate cfare deshirojne te studiojne ( kjo eshte mese normale dhe pothuaj te gjithe jemi para dilemave te tilla ) eshte te marin kohe dhe te kuptojne/eksplorojne se cfare ju pelqen te beni me teper.
    Cila eshte puna juaj e endrrave?
    Cili eshte ai aktivitet te cilin e shijoni dhe ju ben te ndiheni mire me pas?

    Shkoni drejt asaj qe ju keni deshire dhe aftesi, pasi dhe pse ne dukje mund te mos jete premtuese per te ardhem qe te tjeret shohin por ju fal kenaqesi dhe eshte e sigurt qe do ta gjeni rrugen drejt te ARDHMES SUAJ!

    Te uroj sukses!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV