Këshilla/Blog

17.08.2016

Pershendetje
Une jam nje vajze 18 vjecare ,kam nje problem qe me shqeteson qe ne vegjeli.
Kam probleme me urinimin , nese dicka me Ben shum per te qeshur ,pra kur qesh me gjith shpirt me pak fjale nuk e mbaj dot urinen ,pra urinoj ne menyre te pavullnetshme . kjo gje me jep shume siklet , sepse sigurisht jam e madhe ne moshe dhe shpesh here jam turperuar perpara rrethit Tim shoqeror. Edhe our me gudulisin te barku ,nuk permbahem dot ,lagem direkt .nuk di si tja bej ,cfare me keshilloni .theksoj se kur kam nevoje the shkoj me tualet nuk e kam problem edhe sikur te shkoj me vone ,ky prb ndodh vetem kur qesh shume dhe kur me gudulisin
Faleminderit

  1. Dr. Eljona Dine says:

    Pershendetje!
    Shqetesimi juaj lidhet me diagnozen e urinimit te pavullnetshem te shkaktuar nga gjendje stresi per fshikezen e urines sic eshte e qeshura. Gjate periudhes se te qeshures muskujt pelvik si dhe sfinkteri i fshikezes se urines nuk arrijne te kryejne funksionin e tyre normal duke lejuar urinimin e pavullnetshem. Per te menduar trajtimin e ketij shqetesimi duhet ne rradhe te pare te njihemi me shkaqet qe shkaktojne kete crregullim. Si faktore nga me te zakonshmit njihen infeksionet e mundshme urinare kronike, mbipesha ose renia nga pesha ne menyre te menjehershme, diabeti, konstipacioni etj. Si fillim ju keshilloj nje vizite me nje urolog ose nefrolog per te percaktuar shkakun e ketij crregullimi dhe me pas te merren masa trajtimi ne varesi te shkakut. Mjeku do ju keshilloje dhe per llojin e ushtrimeve qe duhet te kryeni, te cilat forcojne muskulin pelvik duke lehtesuar situaten.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.