Urrejtja 12.03.2021
Prsh doja nje keshillim pasi ndihem shum keq. Ne klasen time ka nxenes qe me bullizojn dhe me urrejn shum. Un nuk e di kete arsye sepse asgje si kam ber po ato vazhdojn te shfaqin urrejtje ndaj meje te me ofendojn ne rrjete sociale dhe kur takohemi nuk e thon nje llaf.Nuk e kuptoj pse vetem me ofendojn me fjale shum te keqija kur un nuk u kam ber asgje.Qaj cdo dit sepse ndihem shum e vetmuar dhe kur i kam pyetur pse me urreni nuk kan kthyer pgj.Nuk e di pse po e vras mendjen shum apo nuk duhet ta vras.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ckemi,
Une te them te mos merzitesh.Hapi i pare do ishte injorimi i cdo bullizimi nga ana e tyre dhe te ndihesh mire me veten.
Ndonjehere ne duhet te tregohemi njerez te mire,te njerezishem dhe nqse ata skane kapacitet ta kuptojne do te thote se nuk jane normale.
Ne jemi ketu per ty dhe une e kushdo ketu do te te keshilloje dhe suportoje,mjafton ti te ndihesh mire,e ta shijosh jeten ne cdo sekonde te saj 🙂
Mua me dukesh njeri i mire,ndonjehere mjafton qe dikush te te thote te kunderten dhe kjo rrezon tere supozimet e tjera.
Uroj te ndihesh me mire
Arti
Çkemi vlla shpresoj të jesh mir.
Dua të tregoj diqka se dhe un kam qen në situaten tënde kur kam fillu fakulltetin shoqeria më urrejshin nuk dojshin me sy mem pa vetëm për interes. Unë kam mbyll rrjetet sociale që atëhere dhe nuk kan pas mundesi mem than fjal te këqia .Kam vazhdu me punen time kam hy në ligjerata kam ndegju disa ikshin nga ora sot unë di më shum se ata të gjitha ato ligjerata i mbaj mend. Edhe ti mbylle facebook-un nëse ke synim të bëhesh dikushi injoroi ata ti besoj se do bëhesh mjek apo qka do si ke synim ti. Mbaje koken lart bëhu i fort për veten për familjen tënde .Secili njeri ka problemet e veta ti besoj se je më i miri në klase. unë ja dola dhe ti do bëhesh dikushi shpresoj që kët mesazh ta qesin stafi. Të uroj shum suksese .?