Këshilla/Blog

11.02.2016

A ndikon te pasurit stres tek ushqimi .. sepse sa her stresohem ose ndjej dicka brenda vetes dua vetem te ha . Si mund ta ndaloj kete gje ?

  1. An2 says:

    Patjeter qe ndikon. Shumica e njerezve keshtu jane, kur stresohen duan te ushqehen.
    Ajo qe mund te besh eshte te hash fruta ne te tilla raste, ose sallatra, qe jane eedhe te shendetshme edhe ne te njejten kohe ti ushqehesh.

  2. MA. Almadina Guma says:

    Pershendetje
    Nuk je vetem, pasi kjo eshte dicka qe u ndodh shume personave. Ka persona qe konsumojne sasi te madhe ushqimi si ne rastin tend.. Eshte nje menyre per tu konfortuar/ngushelluar dhe vecanerisht ka uri per ushqime te embla ose ushqime te pasura.
    Kjo vjen si rezultat I prodhimit te hormoneve specifike gjate periudhes se stresit.
    Ne qofte se kjo ndodh per nje kohe te shkurter do te ishte ok, pasi eshte nje menyre per tu qetesuar drejt se ciles trupi e mendja na orientojne.
    Por ne nje afat kohor te gjate dhe kur behet kronike dhe e shpeshte eshte ne dem te shtimit ne peshe dhe mos perballjes shendetshem me stresin.
    Kerkohet qe dita jote te organizohet ndryshe me njerez e persona perreth qe te flasesh per stresin, problemet e ceshtjet e tyre (duke patur parasysh qe jemi edhe ne ketu), duke bere shetitje relaksuese dhe fillimin e ushtrimeve fizike te cilat jo detyrimisht duhet te jene me intensitet te larte.
    Kerkohet qe te ndryshohen rutinat te cilat te orientojne drejt ushqimit si dhe mbeshtetje per mendimet negative te predispozuara nga stresi ndodhin te ty.
    Te uroj gjithe te mirat dhe na njofto!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV