Sonila 10.10.2019
Vajza ime 6 vjece ka filluar klasen e par dhe e ka mar shum me stres pjesen e te ulur per te ber mesimet eshte shum e shperqendruar behet shum nervoze gjithashtu dhe un behem nervoze mundohem te kontrolloj vete po ndonjeher nuk mundem nuk di si te veproj theksoj qe esht femi shum e shkathet faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!Nese vajza ka qene ne kopesht dmth qe eshte e pergatitur nga ana mesimore,mos ndoshta ambienti i klases,shoket e rinj,mesuesja nuk e ben te ndihet mire dhe e perjeton ne menyre te tille? Ishallah ta kaloj sa me pare kete gjendje
Përshëndetje Sonila, zakonisht kur fëmijët fillojnë klasën e parë dalin në pah problematika të ndryshme për shkak dhe të ndryshimit të strukturës së tyre ditore dhe ‘përgjegjësive’ të reja.
Ndonjëherë ne prindërit shqetësohemi se fëmija nuk po na bindet dhe presim që ta bëjë kalimin mënjehërë. Por ndonjëherë harrojmë se atyre u duhet të heqin pjesërisht dorë nga lojrat dhe aktivitetet e tyre të mëparshme për t’i bërë vend bërjes së detyrave dhe mësimeve. Ky proces përshtatjeje ndonjëherë mund të jetë më i lehtë, sidomos kur fëmija është përgatitur gradualisht për këtë, por jo gjithmonë ndodh kështu.
Kam përshtypjen se nervozizmi që ju të dyja ndjeni mund të ketë burim të ngjashëm: pra tek vështirësia për të bërë diçka, për të arritur diçka. Pra, vajza ndjen vështirësi të përqendrohet tek detyrat dhe nervozohet (me veten, me ty), ndërsa ti ndjen vështirësi që ta ndihmosh vajzën që të përqendrohet për të bërë mësimet dhe po ashtu nervozohesh (me veten, me vajzën).
Ajo që mund të vëzhgosh është nëse shpërqendrimi dhe nervozizmi shfaqen kryesisht tek bërja e mësimeve apo nëse është diçka e shtrirë më gjerësisht edhe në aktivitete të tjera. Në rastin e parë i duhet lejuar një kohë që vajza të përshtatet pak nga pak me situatën e re. Për ta bërë këtë përshtatje do të ketë nëvojë për mbështetjen tënde. Në rast se kjo situatë zgjat si dhe në rastin kur shqpërqendrimi është më i zakonshëm të rekomandoj të konsultohesh me profesionistët psikologë që punojnë me vlerësimin dhe trajtimin e këtyre problematikave tek fëmijët.
Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak
Gjithë të mirat
Enkeli