Këshilla/Blog

Aroma 15.04.2022

Pershendetje e nderuar. Po ju shkruaj ne momentin kur jam duke u ndjere e lenduar dhe shum emocionale. Kam nje problem qe behem shum e n’varun prej njerzve qe i dua, ne kete rast te dashurin tim. Dua ta di pse me ndodhe kjo gje. E dua shume dhe dua ta kaloje jeten time me ate. Per momentin kemi nje problem ne lidhjen tone dhe ai me tha qe nuk do te vazhdon lidhjen me mua. E kuptoje qe eshte normale te ndjehem keq por une perveq ndjenjes se keqe ndjej nje nvarsi dhe nuk kam vullnet te beje asgje,me duket si jeta ime ndalet ne ato momente kur ai largohet. Prezenca dhe jo prezenca e tij ndikojne ne perditshmerine time. Kur ai eshte prezent kam vullnet te beje cdo gje, ndersa kur nuk eshte nuk mund te zgjohem nga shtrati dhe ndjej nje depresion te thelle nese mund ta quaj keshtu. Kjo gje me ka ndodhur shume shpeshe ne lidhjen tone. Dhe ka pasur raste kur gjendja ime ka arrit deri ne ate pike qe kam perjetuar sulme te panikut.Duke qajte me ndodh kjo gje , dhe nuk mund te mare fryme, nuk kam force qe ta nxjer frymen time, kam rrahje te forta te zemres mendoj qe do ta humb vetedijen dhe nuk kam force ne trupin tim. Ju lutem me jepni nje sqarim cfar mund te jete kjo gjendja ime. Kam nevoje shum per nje njeri qe me jep keshilla. Ju faleminderit

  1. Oliana Manaj says:

    Përshëndetje, të falenderoj që na ke besuar shqetësimin tënd.
    Më vjenë mirë që kërkon ndryshim te vetja edhe pse ndryshimi kërkon kohë. Kjo do të thotë që puna ndërgjegjësuese me veten tuaj sapo ka nisur. Ju po e kuptoni dhe po kërkoni të eksploroni më tej. Është e kuptueshme që keni nevojë për ndihmë profesionale për të kuptuar më tej se pse ju ndodh ky përjetim i përkufizuar si varësi. Që të ekpslorosh cështjet e varësisë nevojitet ndihmë psikoterapeutike. Gjithsesi mund ta bëjmë edhe së bashku. Ajo që kuptoj është ky njeri “ushqen” dicka tek ju. Mund të eksplorojmë bashkë se cfarë konkretisht të mungon prej tij, ose dikujt tjetër të dashur, nëse nuk është. Në cfarë pike funksionaliteti yt prishet? Ndodh që ne lidhemi shumë me njerëz të caktuar pasi ata ushqejnë tek ne ndjesi që plotësojnë një lloj boshllëku që ne mund të kemi, këto ndjesi mund të jenë positive por edhe negative. Plotëson një pritshëmri tonën të hershme. Frika nga braktisja, nëse mund ta quajm kështu, formohet që herët në jetë. Pasiguria që na lë braktisja është e thellë dhe dhemb, shkakton ankth. Ajo cka së bashku mund të bëjmë është të eksplorojmë sa më shumë se si ka qënë kjo frikë në jetën tuaj. Mund të sjellim kujtime të fëmijërisë kur ju jeni ndjerë e braktisur dhe cfarë ndjesie ka zgjuar te ju. Ndoshta janë të njëjtat ndjesi që zgjon edhe mungesa e këtij njeriu. Kam përshtypjen se ndjesitë që zgjohen janë ato të pasigurisë në vete, nëse ne e meritojmë këtë njeri, nëse është faji ynë që ai po largohet prej nesh apo mos kemi bërë dicka gabim. Këto janë mendimet më të shpeshta që vijnë kur dikush largohet prej nesh. A është kështu? Nëse është kështu, atëherë dua të të them se njerëzit kanë komplekset e veta, dhe jo detyrimisht largimi I tyre, lidhet me ne. Do të këshilloja të punoje me veten tënde me anë të një profesionisti psikoterapist. Në pamundësi mund të na shkruani vazhdimisht këtu ose në chatin online të faqes sonë. Mendo që njerëzit janë kalimtarë në jetën tonë dhe njeriu I cili do të shoqëroj gjatë gjithë jetës (edhe pse me plot të tjerë afër teje) do të jetë vetja jote. Në rastet kur je duke përjetuar sulme të panikut të këshilloj të qëndrosh në ambjente me ajër të pastër, të përpiqesh të kontrollosh frymëmarrjen tënde si edhe të mendosh pozitivisht.
    Të uroj sa më shumë qetësi dhe uroj që të të kem ardhur sado pak në ndihmë.
    Oliana

  2. Sheruesi says:

    Pershendetje , njeriu perballet me shume disfata ne jete sidomos kur vjen puna te dashuria per njerezit qe na rrethojne. Emocionet si ankthi ataku i panikut jane sinjale te rreme qe i cojme trupit tone nepermjet mendjes tone. Te rekomandoj ne darke te pish nje caj kamomili te shikosh nje film komedi qe mund t t plq ose dhe filma tw animuar. Merru me aktivitet dil gjith kohes ms rri mbyllur . Kjo qe po kalon eshte nje gjendje shume normale qe cdo njeri e kalon po si ty e kam kaluar e une. Jeta eshte e bukur dhe e gjate ka shume here me shume gjera per te bere ne kete jete perpiqu te kujdesesh per vwten tende ta duash me shume trajtoje trupin duke e ndihmuar me aktivitete
    fizike. Cdo gje eshte kalimtare dhe kjo gje do kaloj.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.