Këshilla/Blog

23.08.2016

i varur nga masturbimi, dua te lergohem sepse po me shkakton shume brobleme.
e ushtroj cdo dite

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje,

    Faleminderit që na drejtove shqetësimin tënd.
    Masturbimi është një shprehi e jetës seksuale e konsiderohet gjithashtu një formë e shëndetshme kënaqësie, për më tepër në rast se nuk ke një marrëdhënie në cift.

    Në rastin tënd, mendoj që gjëja e duhur është që tashmë ti e ke identifikuar që është kthyer një problem për ty, mbase sepse është bërë eksesiv dhe sepse përdoret si një mënyrë a kompulsion( sjellje e vazhdueshme dhe e përsëritur) për të reduktuar stresin, tensionin, apo nevoja të tuat më të thella.
    Në këtë rast masturbimi tregon mungesën e intimitetit fizik ose tregon nevojën për afeksion në jetën tënde, prandaj është e nevojshme që të reflektosh për sferat e jetës tëndë ku lipset të gjesh më shumë afeksion e siguri.Në rast se ndodh ne situata stresi, cilat janë shkaqet e stresit? Si mund të merresh ndryshe me to? Cfarë zgjidhjesh të tjera mund të japësh?

    Mendoj që është e nevojshme që masturbimi mos të shihet si dicka për tu “kuruar” pasi konsiderohet dhe i shëndetshëm por do të këshilloja ti vendosësh vetes limite e të fitosh kontroll mbi trupin tënd, duke filluar duke e reduktuar herët që masturbon.
    Përpiqu gjithasht që të mësosh truprin e trurin tënd edhe me aktivitete te tjera sportive, kultivimin e hobeve, aktivitete të tjera fizike a mendore, duke e mbajtur veten tënde të zënë me interesa.
    Duke qenë se tashmë është fituar një zakon apo sjellje le të themi, është e nevojshme që të fillosh të mësosh sensin e autonomisë e vetkontrollit, duke ndryshuar sjelljet aktuale.
    Besoj se do të gjesh gjithashtu shumë kënaqësi nga sensi i vetkontrollit.
    Të uroj gjithë të mirat,
    Me respekt,
    Almandina Guma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.