Këshilla/Blog

20.02.2016

Pershendetje! Ajo qe me frikeson me shume eshte vdekja. Ka momente qe bllokohem aq shume e aq keq, sa e vetmja gje qe mendoj eshte sikur te vrisja veten tani e mos te perballoja ate qe do vije. Kam frike vec kur mendoj menyren si do vdes. Kam frike kur mendoj vdekjen e njerezve te mij me te afert,se si do e perballoj. Jam vetem 21 vjece e kam frike se edhe sa kohe kam te jetoj. Thjesht nuk e imagjinoj dot fundin. Theksoj se kam mbaruar psikologjine por nuk mund te sheroj dot veten. Keto momente nuk jane fatmiresisht kaq te shpeshta,por kur jane kam kaq shume frike e me erresohet gjykimi. Nuk e di si mund ta kaloj kete gjendje apo pse me shkaktohet…
Ju pershendes

  1. Elvis Popaj says:

    Pershendetje, se pari ju falenderojme qe na keni shkruar!
    Kuptoj qe po kaloni kohera te veshtira dhe nga ajo qe ju shkruani duket sikur kjo periudhe po zgjat prej disa kohesh, pavaresisht se vetem ne momente te caktuara intensifikohet aq shume saqe ndjeni se bllokoheni totalisht. Fakti qe ju keni kerkuar ndihme per kete gje eshte shume pozitiv, pasi tregon kurajo dhe deshire per te ndryshuar gjendjen.

    Ajo qe mund te beni eshte qe te perpiqeni qe te analizoni pikerisht keto momentet kur ndjeni bllokimin per te cilin ju flisni. Pyeteni veten se cilat jane keto frikera qe e ushqejne kete bllokim? Mundohuni t’iu jepni emer konkret frikerave tuaja, p.sh kam frike per te ardhmen, ose kam frike se nuk do ja dal dot nese mbetem e vetme, ose kam frike qe jeta do jete aq e veshtire saqe nuk do mund ta perballoj dot etj. Mundohuni te perkufizoni frikerat tuaja ne menyre sa me specifike.

    Me pas perpiquni te kuptoni se cfare mendimesh ju vijne ne mendje pikerisht ne ato momente dhe si jane te lidhura keto mendime me gjendjen e pashpresshmerise qe ju perjetoni? Personat te cilet perjetojne gjendje te veshtira te ngjashme me tuajen kane mendime te tilla si ‘nuk do mundem asnjehere t’ia dal’, ‘kjo lloj gjendje do me perndjeke gjithmone dhe nuk do mund ta ndryshoj asnjehere’, ‘e ardhmja eshte e frikshme’, ‘nuk mund te bej asgje aktualisht per te ndryshuar kete gjendje’ etj. Paradoksalisht keto mendime kthehen ne burime te gjendjeve te ankthit, bllokimit dhe pashpresshmerise duke i perforcuar akoma me shume ato. Megjithate, do ishte shume artificiale sikur une te thoja qe duke ndryshuar keto mendime, do ndryshonit menjehere gjendjen tuaj emocionale, pasi kjo kerkon nje proces me te gjate, me te qendrueshem dhe me intensiv qe zakonisht adresohet nepermjet keshillimit psikologjik. Por gjithsesi menyra sesi mund ta ndihmoni veten eshte duke identifikuar frikera dhe mendimet e ngjashme paraprirese ne momentin kur perjetoni kete gjendje bllokimi dhe te perpiqeni qe ti vleresoni ne menyre kritike keto mendime, duke marre parasysh dobishmerine e tyre dhe vertetesine e tyre. Per shembull, ne momentin qe keni frikera te tilla dhe identifikoni nje mendim te tille nga pas, mund ti beni pyetje te tilla vetes: cilat jane faktet qe me shtyjne te besoj qe ky mendim eshte i vertete, cilat jane faktet qe me bejne te besoj qe ky mendim mund edhe te mos jete i vertete, a ka pasur situata kur kam pasur kete lloj mendimi dhe ka rezultuar qe nuk ka qene i vertete, si me ndihmon per te zgjidhur situaten ne te cilen ndodhem ky mendim, si me pengon per te zgjidhur situaten ky lloj te menduari etj.

    Nje pjese tjeter e rendesishme qe mund te eksploroni eshte edhe raporti me vdekjen e te afermve dhe vetvrasjen dhe sesi te dyja keto lidhen me gjendjen e pashpresshmerise. Nga ajo qe ju pershkruani duket se nxitjet vetdemtuese vijne pikerisht atehere kur ju ndjeni kete lemshin e ndjenjave qe shkakton gjendje bllokimi emocional dhe frikerat tuaja dalin ne pah te gjitha se bashku duke u kthyer ne nje rreth vicioz ku njera gjendje ushqen tjetren. Une besoj qe nese arrini te ndergjegjesoheni per frikerat qe i ushqejne keto gjendje dhe beni dicka per ti adresuar keto frikera, situata te tilla mund te behen me te menaxhueshme nga ana juaj.

    Se fundmi, une do ju nxisja qe keto pyetje, reflektime, nevoja dhe shqetesime ti adresonit ne keshillim psikologjik nen drejtimin e nje profesionisti. Fakti qe ju jeni studente psikologjie mund t’ju ndihmoje qe te keni me pak barriera per kerkimin e ndihmes pasi kerkimi i ndihmes ne fakt tregon kujdes per veten dhe force. Ne nje proces keshillimi do mund te ndergjegjesoheshit ne lidhje me frikerat qe ju bllokojne, do arrinit te shkonit ne origjinen e tyre dhe do perpiqeshit qe ti benit ato me pak ndikuese dhe me te menaxhueshme. Jam i sigurt qe me punen e duhur terapeutike ceshtjet qe ju sillni mund te jene shume me te perballueshme nga ana juaj. Eshte shume pozitive nderkohe qe keni bere hapin e pare.

    Ju falenderoj edhe nje here qe na keni shkruar dhe ju ftoj qe nese keni nevoje te na shkruani serish,

    Elvisi

  2. ???? says:

    Pershendetje.kam 3 muaj qe vuaj nga ankthi.qdo gje qe bej me shkon mendja he tash do vdes.femijwt kur i shikoj kam frik ticshikoj se me Kap njefar panik he tash do vdes.apsolut qdo gje qe bej me doj tash do vdes.kam dridhje trupi ngushtim ne fyt .nxemje te gjoksit.rrahje te zemres her pas here.keputje te kembeve.ndjenj e tmerrshme qe ste len te jedoch rehat.

    1. admin says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruajtur. Per te folur me teper apo per te ndare shqetesimin tuaj ju lutemi te drejtoheni ne platformen tone http://www.nukjevetem.al per te marre pergjigje nga ekspertet tane psikologe apo mjeke, ku mund te krijoni nje pyetje dhe te merrni nje pergjigje brenda pak diteve nga ekspertet. Po ashtu mund te komunikoni drejtperdrejte me psikologet tane nepermjet chat, ne oraret te caktuara te cilat publikohen dhe perditesohen cdo dite ne rrjetet tona sociale. Shikoni videot udhezuese me poshte dhe nese hasni veshtiresi na kontaktoni serish.

      Video udhezuese per te nisur nje chat ne nukjevetem.al
      https://youtu.be/ZjcLbXs-QxM

      Si te krijosh nje pyetje ne nukjevetem.al

      https://youtu.be/EajeoJ96YEo

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV