Këshilla/Blog

21.10.2016

pershendetje jam nje vajz 15 vjec dhe kam dicka qe me mundon sidomos kohet e fundit .kam pothuajse nje jav e gjysme me nje ndjesi sikur do vdes. tani afer para 2 muajsh me vdiq nje i afermi im dhe nuk me zinte gjumi deri vone duke menduar per vdekjen se pse duhet te ndodhte dhe cfar kishte mbas sajj .ne nje periudh te shkurter rash ne qetesi dhe nuk mendoja fare rreth kesaj por tani ndihem shume keq dhe kam nevoj per ndihmen tuaj .me ze nje ankth te cilen nuk mund ta shpjegoj dot ka raste kur bie ne gjum heret dhe zgjohem nga ora 5 me bllokohet frymarrja nga mendimi qe do vdes dhe me raste filloj dhe qaj .te familjes me thon qe ke ndryshuar sjellje gje qe me tmerron dhe me shum per shkak te historive qe thon njezit qe kur nje njeri esht ne prag te vdekjes e ndjen dhe sjellja e tij ndryshon. perpiqem sa me shum te shoqerohem dhe te jem me njerez per shkak se kur jm vetem nuk me largohen mendimet se do te vdes madje dhe kur jam duke mesuar shperqendrohem gje qe me lodh shum sepse dua te arrijj rezultate sa me te mira .dhe kjo ndikon shume tek une sepse dua te arri nje karrier ne punen qe do te bej dhe prap ketu mendoj ne do e arrij kete mosh dhe te bej ato qe dua apo jeta ime do ket mbaruar akoma pa e filluar ate .dua shum nje opinion nga nje profesionist ose dicka qe te me largoj nga ktoo mendime negative .

  1. Katalea says:

    Te njenjtin frik po perjetoj dhe un.Kam mendime katastrofike sikur e ndjej qe do vdes por kam vite me kete frike sme ze vendi.Lutem I te zoti te na qetsoj.

  2. MSc. Elvis Popaj says:

    Përshëndetje e nderuar,

    Se pari te falenderojme që na ke shkruar. Është mjaft pozitive që ju po kërkoni ndihmë për këtë gjëndje të vështirë tuajën që zgjat prej disa kohësh. Me lejo te te pergezoj që pavaresisht frikës dhe ankthit që përjeton ti sërish arrin të jesh mjaft e qartë në shpjegimin e emocioneve që përjeton dhe gjendjes tënde.
    Është e zakonshme që pasi përballemi me vdekjen e një personi të afërt, të fillojmë të mendojmë e të frikësohemi nga vdekja jonë. Frika nga vdekja është mjaft e natyrshme tek njerëzit dhe madje ka një funksion përshtatës. Ajo na ndihmon që të ruhemi nga gjërat që mund të na vënë në rrezik. Mirëpo në momentet kur kjo frikë bëhet shumë intensive ajo në vend që të na ndihmojë në përshtatje, na pengon që të jetojmë jetën në potencialin tonë të plotë.
    Nuk ka asnjë të dhënë shkencore që frika nga vdekja paralajmëron vdekjen e personit. Ky mund të jetë një mit popullorë i cili shërben për të përforcuar frikën nga vdekja. Është tendencë njerëzore që frikërat të merren për fakte, për shkak se kemi frikë se do vdesim nuk do të thotë që ky është fakt, pra që do vdesim. Sipas studimeve të ndryshme frika nga vdekja është fenomen mjaft i pranishëm tek njerëzit (12-16% e njerëzve e përjetojnë) dhe kjo nuk lidhet me probabilitetin e tyre për të vdekur.
    Sic edhe e ke përmendur më sipër shpesh frika nga vdekja mund të lidhet më cështje të hapura tek ne sic janë ëndrrat dhe dëshirat tona ende të paplotësuara dhe frika semos vdekja I ndërpret të gjitha këto.
    Ti thua se në momentin kur je me të tjerë kjo frikë bie dhe prandaj kërkon vazhdimisht të jesh e rrethuar nga njerëz të tjerë. Kjo në fakt është e vërtetë përkohësisht, pasi duke qënë me të tjerë arrin të shmangësh mendimet që lidhen me vdekjen. Mirëpo, ato rikthehen përsëri kur je vetëm. Ajo që këshillohet është që kur përjetojmë ankthe të tilla të mos ju shmangemi por të përpiqemi të përballemi me të. Edhe pse duket paradoksale, ekspozimi ndaj frikërave dhe jo shmangja e tyre, është mënyra më efikase që të ulim gradualisht frikën nga vdekja. Për shembull, mund të provosh të shkruash në fillim nga 10 minuta në ditë e pas disa ditëve nga 20 minuta në ditë mendime që lidhen me vdekjen në formën e një ditari. Për shembull mund të shkruash se nga se ke frikë se do vdesësh, se cfarë gjërash vdekja do ndërpriste, se si e imagjinon se do ndodhi vdekja, sesi e imagjinon funeralin, se c’testament imagjinare do lije etj. Të gjitha këto shkruajini duke pasur parasysh që frika se do vdesësh pavarësisht se është mjaft intensive si frikë, nuk lidhet aspak me probabilitetin për të vdekur.

    Te uroj gjithe te mirat!

  3. Anonymous says:

    Prsh. Jam 35 vjeq dhe vuaj nga frika e vdekjes qe nje koh te gjat dhe kjo me ka ardh vetem pasika vdek nje kojshi dhe e kom pa ne anderr at nate dhe prej asaj nate kurr nuk jam ba rahat. Dhe tash kam frik me udhtu vetem dhekam emocione shum te kqija .

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.