Këshilla/Blog

Xhesi 11.10.2019

Pershendetje kom shum pyetje mirpo po ceki vetem disa ne pika te shkurtera
Pastroj duart shum pa marr parasysh se qka preku e sidomos kur marr rrobat e pa lara ti futi ne makin mbasandej i pastroj duart ka ndodh deri n 6-7 min
Nganjeher e urrej veten mirpo nuk mundem ta largoj kete ves edhe pse kom provu disa her nuk ka pas sukses kisha dasht nje keshill ju lutem si kisha munjt ta largoj
Ose kur shkoj dikun si t vi ne shtepi pastrohem qdo gja m pengon rreth vetes time e si qe nuk jom duke vepru mir ama nuk po mundem ta largoj ka shum me shkru
Faleminderit nese me pergjigjeni sepse jom lodhur psiqikisht .

  1. MD, MSc. Azra Kraja says:

    E dashur Xhesi,
    Se pari te falenderoj qe na shkruan dhe ndan me ne shqetësimin tend. E imagjinoj qe mund te jete e lodhshme per ty dhe konfuzuese te ndjesh nevojen per te lare duart, pastruar ne menyre te perseritur rrobat, edhe pse nuk do te doje ta beje.
    A mund te tregosh pak me shume ne lidhje me mendimet qe te vijne ne kohen qe ben keto veprime ose qe te shtyjne ti besh?
    Nganjehere nje veprim i tille eshte nje menyre per tu përballur me ankthin, qe mund te jete shkaktuar nga dicka tjeter.
    Kur te ka filluar kjo sjellje dhe e lidh me ndonje ndryshim ose ngjarje ne jeten tende?
    Nje mënyrë per te larguar nevojen e ketij veprimi eshte te kuptosh me mire shkakun dhe konfliktet psikologjike qe mund te fshihen pas tij.
    Do te rekomandoja psikoterapine nëse ke mundesi ta besh ne vendin ku jeton pasi mendoj se do te ndihmonte shume.
    Mos hezito te shkruash serish nese ke dicka per te shtuar. Me te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV