Kika 25.01.2021
Ju lutem nese mund te me jepni nje pergjigje se cfar mund te bej qe te permiresoj frymemarjen.
Kur femijet kane provime kaloj ne gjendje ankthi,nuk mbushem dot me fryme ,qe te realizoj frymemarjen e plote me hapet goja sikur me vjen gjume disa here derisa te mbushem me fryme,deri ne fund te dites me lodhen mushkrite nga sforcimi dhe kam dhimbje ne kraharor.
Qe te qetesohem pi caj kamomili ,kjo ne fillim kishte efekt por tani jo dhe aq.
Ju faleminderit paraprakisht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Teksa po lexoja shqetësimin tuaj po mendoja për frymën e cila bllokohet, mundohet të gjejë rrugë por sforcimi i saj është aq i madh sa lodhet.. Vuani ju, vuan dhe frymëmarrja juaj.. Një rrugëtim i vështirë,, i cili shfaqet kur fëmijët kanë provime, dhe unë shkoj pas në kohë duke menduar për fëmijërinë tuaj. Ndjej një fëmijë të vogël brenda jush i cili është lodhur për shumë kohë nga sforcimi për të menaxhuar emocione, ndjesi të fuqishme që mund të mos i kuptonte. Si ka qenë fëmijëria juaj? …duket që tashmë nuk pranon të qetësohet me caj kamomil por kërkon të flasë, ndonëse anktivizohet në të njejtën mënyrë.. Le t’i japim qetësi mushkërive dhe kraharori të clirojë atë që nuk mban dot më përbrenda.. Mund të rikthehemi në fëmijënë tuaj..
Në pritje të komunikimit tuaj,
Kujdesu për veten,
Arela