Këshilla/Blog

Lajla 11.10.2019

Peshendetje! Jam person shum i ndjeshem, i heshtur madje ndonjehere mund te te them se nuk me pelqen kjo veti e imja pasi edhe ne raste kur un duhet te flas por dicka brenda meje nuk me lejon te shprehem, filloj te skuqem zemra me rreh me shpejt dhe nuk me kujtohen fjal pergjigjem vetem me fjal te shkurtera Po/Jo e keshtu te ngjajshme.
Kam qen keshtu e qet qe ne femijeri poe mund te them se 3 vitet e fundit kjo filloj te duket, njerezit ndoshta mendojne se jam person vetjak nuk dua tu flas por e kunderta mua me pelqen te ri shum me shoqeri dhe ne mesin e shoqerise un gjithmon jam ajo me e heshtura.
Jam munduar dhe mundohem ta zgjedh kete problem por mesa duket pa sukses me duket sikur me mungon vetbesimi sikur nuk do mund te arrij asgje. Kam nje vit e lidhur dhe zenkat me te shpeshta me partnerin jane per kete arsye. Jam lodhur edhe un nga vetja dhe dua te ndryshoj.

  1. Denisa Ndreka says:

    E dashur Lajla,
    Faleminderit qe ke shkruar. Më vjen keq që cilësi të tilla si të qënit e ndjeshme dhe e heshtur janë kthyer për ty në “problem që duhen zgjidhur”. Ato janë disa tipare personaliteti të cilat disa njerëz mund t’u duken shumë interesante e t’i vlerësojnë, e të tjerëve mund t’u shkaktojnë vuajtje, duke u bërë pengesë. Kjo lidhet me mënyrën se si ti e sheh veten. A mund të identifikosh se cfarë ka ndodhur këto 3 vitet e fundit që të flasësh në një grup njerëzish u bë e vështirë për ty? Kuptoj që përjeton ankth social. Për të punuar me ankthin që ndjen në situata sociale, të sugjeroj që të përballesh me të. Dil nga zona e sigurisë, dhe vëri vetes detyre të flasësh dhe të thuash mendimin tënd, edhe pse skuqesh dhe zemra rreh fort. Skuqja eshte nje reagim normal fiziologjik dhe rrahjet e shpejta te zemrës gjithashtu. Nuk ka asgje për t’u shqetësuar, dhe mos lejo që këto reagime të të ndalojnë të jesh pjesë e grupit. Kjo llojë përballje me ankthin, do të të ndihmojë që kur ta praktikosh për një kohë të gjatë të folurën pavarësisht diskomfortit , ankthi të fillojë të ulet dhe të mos përbëje më shqetësim për ty.

    Për sa i përket të qënit e heshtur, do të ftoja ta rimendoje mbi këtë tipar(cfarë janë njerëzit e heshtur, si shihen ato nga të tjerët, si duken në sy të të tjerëve) mund edhe te pyesesh njerëzit që ke rrotull rreth përshtypjeve që kanë për ty( e di që ky mund të jetë një ushtrim i vështirë për momentin por përgjigjet mund të të befasojnë dhe mund të mos lidhen aspak me atë që deri tani ti ke menduar që të tjerët mendojnë për ty)

    Dhe nëse ndjen që me punën që ti mund të bësh me veten, vazhdon ende të vuash dhe të përjetosh ankth, do të të sugjeroja të takoje një psikolog. Terapia mund të të ndihmojë për t’i parë këto cështje në një këndvështirm tjetër dhe për të marrë më të mirën e tipareve që ti përshkruan. Ajo mund të të ndihmojë edhe për të shkuar më tëj tek rrënja e kësaj cështje që po të shkakton shumë vuajtje.

    Ndihu e lire të më shkruash se sa të realizueshme të duken ushtrimet që kam sugjeruar, ose merr pak kohë për t’i provuar e më shkruja si u ndjeve.

    Uroj të jesh mirë, Denisa Ndreka, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV