Këshilla/Blog

28.10.2017

Pershendetje. Une jam nje vajze 19 vjecare. Problemi im lidhet me vetbesimin. Jam nje vajze me vetbesim te ulet. E nenvleresoj shume veten time. Me duket sikur te tjeret jane me te afte se une, dine te flasin shume mire ne publik, ne situata sociale. Une nuk mundem te flas para nje numri shume te madh njerezish. Une,gjithashtu,e vras shume mendjen se cfare thone te tjeret per mua,se cfare mendojne etj. Ju lutem me ndihmoni duke me dhene disa keshilla per rritjen e vetvleresimit si dhe per te folur ne publik dhe me shoqerine.

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje e dashur!
    Te falenderoj qe na je drejtuar ne per ndihme. Problemet e te rinjve me vetebesimin jane mjaft te perhapura. Ka disa menyra per te rritur vetbesimin. Si fillim duhet te pranosh veten me gjithe te mirat dhe te keqiat e tua. Ndihmoje veten duke vendosur synime realiste qe te lejojne te rritesh e te zhvillohesh. Pergezoje veten per arritjet e tua. Per te tejkaluar situatat ne cilat te duket se nuk do ia dalesh me sukses provo te sfidosh mendimett negative te vijne ne mend per veten. Pra, lufto mendime te tilla si: do dukem keq, une jam e merzitshme, do tuperohem se do skuqem apo se do me dridhet zeri. Perpiqu te kuptosh arsyet e ankthit pasi do ta kesh me te lehte nese e njeh cfare e shkakton. Perqendrohu te te tjeret, jo te vetja. Cliroje veten nga presioni per te qene perfekt. Kujto qe ankthi nuk eshte aq i dukshem sa mendon ti. Mbaj mend se te folurit ne publik eshte nje art qe pak njerez e zoterojne plotesisht.
    Uroj te te kem ndihmuar. Gjithe te mirat Orsjola.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV