Anonim 25.02.2020
Pershendetje,
Un momentalisht jam ne nje gjendje teper te keqe.Jam ne universitet ne vit te 1 studente mjekesie jasht shtetit.Qe e vogel kam qen tip shum i turpshem ,e ndjeshme dhe e izoluar ne vetvete.Dhe sot 3 ksaj dite nuk di se si te shpetoj veten.Kam pasur shume suksese ne jete por asnjerin se kam vleresuar.Gjithmon e nenvleresoj veten.Me te vertete dua te dal nga ky tmerr qe po perjetoj.Gjate seminareve ne universitet samo me drejtohet asisteni fillojne e me shpejtohen rragjet e zemres,me duket sikur skqm me ze per te folur dhe fillon e dridhem e tera.E njejta gje ka qene gjate gjithe viteve edhe ne shkolle.Gjithashtu me dridhet trupi sa here flas e jam me njerez te panjohur.Jam e vetedijshme se po zhvleresoj veten time dhe po humbas periudhen me te bukur te jetes kshtu qe ju lutem me ndihmoni se kam provuar shum her te behem e fort po nuk ia kam dal dot.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Nuk mund ta besoj qe paska njerez me te mir se un dhe zhvleresojn veten.
Fakti qe je studente mjekesie jasht vendit tregon qe jo me kot je aty.Se ke kurajo dhe je aq e afte sa edhe dikush vendas mund te jet barazim me ty ose ti te jesh me mir se ai.Po ty te mungon besimi ne vete dhe ndrojtja.Nuk je vetem.Un kam pasur periudha te errta ne jet si psh ekonomi e rene,luftimi me semundjen,njerezit qe me kan percmuar,dhuna,ngacmimet,te ndjerurit jonjeri.Tani do thuash ti po ca lidhje kan kto me mua.Dua te them un pavaresisht ketyre gjerave kam endrra luftoj akoma,dhe besoj shum per ti dhen ksaj bote.Kur njerez me keq se ti jan keshtu ti qe ke pasur nje jet me te mir se un nje familje me te mir mundesi me te mira dhe do behesh mjeke perse te mos luftosh vetem 2 gjera qe te pengojn per me shum,ndrojtja dhe nenvleresimi.Jooo je shum mir duhet vetem ta shohesh ta shfaqesh.Duhet te shfaqesh guxim per mendimet dhe zgjedhjet e tua per shoqerin dhe punen.Dhe kur te shfaqesh guxim keto gjera do i kesh asgje.PERNDRYSHE do ngecesh aty dhe ne te ardhmen nuk do kesh ato qe do.Do besh gabime,ca njerez do te largohen,por beteja,jote me e madhe esht te luftosh pasigurin ne vetvete.
Kushdo qofsh ti te faleminderit nga zemra per keto fjale te bukura qe me the.Me preke thelle me to.Un kurre sdo resht se luftuari per te dal nga kjo gjendje e per te jetuar jeten ne qetesi.
C eshte e verteta un megjithse e kam pasur shum te veshtir jo me gjuhen e tj.kam arritur te kem rezultate shum me te mira se vendasit ketu.Por prap e stresoj shum veten me mendime te kota .Me duket sikur jam njeriu me zerin me te keq ne bote ,sikur cdo fjale qe do them eshte e pa vlere,kur ndodhem mes njerezish me duket se te gjithe i kan syte nga une e fillon e me dridhet trupi.Gjithmone i cilesoj te tjeret me te mire se vetja edhe pse e di nivelin e tyre e nivelin tim.
Te pershendes e te uroj gjithe te mirat!
Po kaloj te njejten situate si ty dhe e ndjeva letren tende sikur ta kisha shkruar vet ( me te vetmin ndryshim se une spo ja dal dhe aq mire dhe mendoj se eshte pak e paperballueshme per mua). . Ne fakt une kam qene teper aktiv deri sa fillova te rritesha dhe rrisja brenda vetes shume komplekse dhe pasiguri. Mund te them qe muaji i pare ne universitet ka qene nje tmerr, sa mendoja t alija fare se sbeja per ate pune. Nuk flisja me asnje sepse mendoja se nuk isha e denje per ate rreth shoqeror. Nuk ngrihesha fare ne seminare se kisha frike nga paragjykimi dhe me lidhej goja. Pastaj avash avash kuptova qe te gjithe jemi aty per nje arsye dhe duhet te perpiqemi ta shfrytezojme, te japim me te miren (une ende mendoj se kam gabuar po gjithsesi). Fillova te futesha vet ne shoqeri dhe cuditerisht bera me shume shoke sec e prisja. Nuk e di pse u zgjata kaq gjate dhe ti tregova te gjitha keto po thjesht dua te mesosh, sic e mesova dhe une prej teje qe nuk je vetem dhe qe po, mund tja dalesh ti besh te gjitha!. Shijoje ne maksimum, zer shoqeri, bej sa me shume kujtime sepse nuk vjen me kjo periudhe. Te uroj te behesh nje mjeke e suksesshme dhe te jesh krenar per veten!
Pershendetje.Megjithese nuk mora asnje pergjigje nga ekspertet fjalet tuaja jane nje ngushellim i madh per mua.Jam e sigurt se DO T’JA DALIM te gjithe se bashku!
Nese ke nevoje ende dhe te duhet te flasesh me ndonje ekspert mendoj se eshte me mire tju shkruash ne chat kur kane orarin. Ka kaluar shume kohe qe kur e ke bere pyetjen dhe ka humbur mes gjithe atyre te tjerave besoj.