Diellza 11.10.2019
Pershendetje, shpesh e gjej veten ne situata mbytese dhe behem keq per gjera shum te vogla, kam vetebesim te ulet sado jam munduar te permirsohem si dhe vuaj nga makthet naten , shpesh (zakonisht naten) mendoj vetevrasjen ,jam studente dhe jetime nga te dy prinderit.Si mund te permirsohem dhe ku duhet te drejtohem?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Diellza,
Me vjen keq qe po vuan dhe e kuptoj gjendjen tende. Ndonjehere gjerat behen kaq te veshtira dhe duket sikur nuk ka rrugedalje.
POR ka gjithmone zgjidhje. Si do te doje ta zgjidhje kete situate, po te kishe nje shkop magjik? Si do doje te zgjoheshe neser? Lere fantazine te lire dhe krijoje me mend ate qe do te behesh. E di qe vetem mund te jete me e veshtire, por me ndihmen e nje psikologu behet me e thjeshte.
Ketu, ne faqen tone, ke nje liste ekspertesh qe do te te ndihmojne per te perballuar mendimet negative dhe frikerat e tua. Kupto qe mund t’i kete kushdo keto frikera, jo vetem ti. Dhe nuk je aspak as e vetmja dhe as vetem.
Ne jemi ketu. Nje forme e mbeshtetjes eshte chat online dhe forma tjeter eshte takimi balle per balle me nje psikolog.
Uroj ta kerkosh ndihmen sa me pare qe ta marresh ne kohe dhe te fitosh qetesine qe te nevojitet. Ka shume gjera te bukura dhe me vlere per te cilat ia vlen te jetosh, per te arritur te ato ndoshta duhet pak pune me nje profesionist. Nderkohe mos e mbaj peshen mbi supet e tu, ndaji me nje te rritur tjeter apo nje shoqe/shok.
Te siguroj qe gjerat do behen me mire, nese vendos te ndihmohesh.
Te uroj shume force sot,
Lediona