Këshilla/Blog

Nuc 11.10.2019

Pershendetje doktoresha.Jam 26 vjec,jetoj ne tirane.jam duke kaluar nj siklet shum te madh.nj vit me pare nena ime u diagnostikua me tumor ne gji dhe ende po kurohet.ka qen shum e rend per mua.me ndryshoj komplet rrjedha e jetes,dhe shpesh ndjej lodhje te madhe psikologjike q sjam ne gjendje tja dal,jam sh tip i ndjeshem,dhe shpesh gjej zgjidhje ne xanax pa sugjerim te mjekut.jam ber teper asociale.rri vetem sdua te takoj askend.me duket sikur sme kuptojne.e kam shum te veshtir te dal nga kjo gjendje!

  1. Denisa Ndreka says:

    E dashur,
    Të falenderoj që ke shkruar për ndihmë. Diagnostikimi me tumor i nënës, dhe procesi i trajtimit është një ngjarje madhore jetësore që ndikon jo vetëm nënë, por gjithë familjen, edhe ty. Ndikimi është i shumëanshëm, psikologjik emocional, social, financiar dhe i gjithë përjetimi yt bën shumë kuptim. Kuptoj që do të këtë qënë shumë e vështirë përballja, të panjohurat që ka kjo sëmundje, dhe frika nga humbja e cila është e pashmangshme në të tilla raste. Të sugjeroj të flasësh për gjithë ngarkesën që të ka sjellë kjo ngjarje. Ndaji përjetimet me njerëzit që kë rrotull, me familjarët që po vuajnë të njëjtën ngjarje sepse jeni bashkë në këtë sfidë. Fol me shoqërine, me njerëz të cilën ndjen që të kuptojnë, mund ta lehtësojë vuajtjen. Ti e cilëson vetën si shumë të ndjeshme dhe para kësaj tregon që ndihesh shumë e lodhur psikologjikisht. E gjitha kjo është normale në efektin e nje stresori shumë të madh jetësor. Prandaj, Identifiko një liste gjërash që ta lehtësojë lodhjen psikologjike të cilën ndjen. Përpiqu të marrësh pak kohë për vete cdo dite , dhe bej dicka që të shkëput dhe të bën të ndihesh mirë. E di sa e vështirë mund të jetë kjo tani, prandaj fillimisht vendos të bësh pak nga pak, gjëra që mundesh.Nëse sheh që gjëndja nuk përmirësohet, tako një psikolog. Të sugjeroj të mos përdorësh mjekim pa rekomandim mjeku.

    Kujdesu për vete, kjo është më e rëndësishmja! Vetëm kështu do të mund të kujdesesh edhe për nënë.

    Ndihu e lire të më shkruash sërish,
    Denisa Ndreka, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV