Ndihme 28.11.2020
Pershendetje !Kerkoj ndihme nese dikush nga stafi apo ndonje person qe e ka kaluar kete situate te me keshilloje ju lutem.Kam nje vetevleresim shume te ulet per veten.Kjo situate ka filluar qe prej 8 vitesh.E vogel kam qene nje tip shume i mbyllur dhe nuk shprehesha lirshem,deri ne vit te pare universitet kisha frike te shprehja mendimin tim te thosha jo.Kisha frike ka gjykimet e te tjereve.Por me pas me kalimin e kohes arrita ta kaloj kete situate dhe te thosha jo atje ku s duhet.Gjithmone nuk me ka pelqyer vetja ime,pamja ime .Kam studiuar qe e vogel shume ,por gjithmone kam ndjere pasiguri te vetja,kisha frike provimet,kisha frikete ecja para ne jete.Te gjithe me kane zili thone shiko se kjo meson eshte vajze e mire .Vetem une nuk e dua veten time,karakterin tim te dobet.Shoh njerez te tjere dhe me duken me te mire se vetja,i xhelozoj dhe i them vetes po une pse s jam e bukur ,pse s jam e shkathet.Me jane bllokuar mendimet,kam vetem mendime negative ,ankth ,stres cdo dite me duket se po cmendem.Xhelozoj dhe miqte me te ngushta sa per pak i rrezikiva marredheniet dhe me ta,por pastaj e kuptoj qe po bej gabim dhe e rregulloj situaten ,por perseri kam pakenaqesi ndaj vetes sime.Eshte bere situate e padurueshme .Vetem qaj perpiqem te shpetoj nga kjo situate,por askush s me kupton.I them mamit por ajo thote me lodhe ,je shume goce e mire ,te ka kap shejtani.Lutu Zotit te shpetoj.I lutem Zotit cdo nate por akoma s po dal nga kjo situate.Dua ta dua veten time,dua tr nis nje jete te bkr me dashuri ndaj vetes pa ankth e stres,por si???Te shkoj ne psikolog s mundem ,se mami me thote mos u be budallaqe ,duaje veten.Une dua ta dua veten por keto mendime me mposhtin.Jam ne piken e fundit dua te vras veten,por vetem besimi qe kam ne Zot me mban.Se di nese dikush ketu mund te me ndihmoj,thjesht s mundem me .Me dhemb koka sa here dua te mendoj pozitivisht,sa here dua te marre fuqine dhe e vetmja gje qe bej eshte te fle dhe ta kaloj me gjume.Kjo peshe s po kalon.Ju lutem me ndihmoni.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj per pyetjen. Te duash veten nuk eshte dicka qe ndodh me buton, apo duke menduar pozitivisht, eshte nje proces i gjate njohje, pranimi dhe kuptimi te vetes. Kur ti gjykon, krahason veten me te tjeret apo e kritikon, je duke e trajtuar ne nje menyre te padrejte dhe agresive dhe kjo te shkakton vuajtje. Dhe vuajtja qe ti po pershkruan nuk eshte e vogel, pasi shkon deri ne mendime per vetevrasje. Nderkohe qe ti ke punuar me veten dhe ke mesuar te shprehesh mendimin tend dhe te thuash jo dhe keto jane shume te rendesishme, ke kuptuar qe je ende shume kritike me veten. Mendoj qe kritika lidhet me friken se si perceptohesh nga te tjeret, si mund te te gjykojne te tjeret qofte per pamjen, shkathtesine, lirshmerine per t’u shprehur. Eshte kjo frike qe te shkakton te kritikosh veten para se ta bejne te tjeret, ne njefare menyre per t’u lenduar me pak. Mendoj se eshte ide e mire qe te besh keshillim psikologjik sepse kjo do te te ndihmonte te njihje me mire dhe te eksploroje marredheniet e tua me te tjeret dhe me veten, e do
mundesonte ndryshime graduale qe te rrisin vetebesimin. Pavaresisht se nena jote mendon ndryshe, ti e ndjen qe ke nevoje ta besh kete per veten tende dhe jam e bindur qe do te te ndihmonte shume.
Te uroj me te mirat!
Azra