02.05.2019
Pershendetje
Mua ka disa kohe qe ke ma humbur vetvlersimi. Si mund ta rifitoj perseri ate?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Niki!
Faleminderit per pyetjen qe na ke drejtuar.
Sa kohe, perafersisht, ka qe te ka humbur vetevleresimi, siç po thua? Mund ta kujtosh nese ka ndodhur diçka ne jeten tende ne ate periudhe? Vetevleresimi formohet ne nje mase te madhe gjate viteve te para te jetes, por mund te dobesohet pergjate saj, pasi ndikohet edhe nga ngjarje specifike negative (deshtime, pervoja te dhimbshme etj.), qe mund te na ndodhin. Perpiqu te kujtosh çfare e ka sjelle kete humbje vetevleresimi te ty.
Nga ana tjeter, kam nevoje te di se si ishte jeta jote, si ishe ti para se te humbje vetevleresimin? Nese mund ta pershkruash pak me gjate veten, si ndiheshe, si silleshe, si ishte marredhenia jote me veten dhe te tjeret?
Per te rikthyer besimin te vetja, duhet te kuptojme se bashku se çfare e uli ate dhe si e perballove ti, me pas te shohim e te dakordohemi per potencialet dhe fuqite e tua te brendshme, ne menyre qe t’i perdorim ato per ta perballuar me mire situaten dhe per ta rritur serish vetevleresimin.
Merr kohen tende per te reflektuar mbi keto qe sapo shkruajta dhe mund te na shkruash serish.
Perzemersisht,
Lediona Braho
Psikologe