Anisa 24.10.2019
Pershendetje kam dy vite qe skam marr diplomen e bachelorit dhe jam djegur per nje lend ne vit te 2 dhe tani ne vit te 3. Ndonjeher ndihem e motivuar qe do gjej pune dhe gjithcka do shkoj mir por pastaj vuaj pasojat e mos marrjes se diplomes qe humba disa raste te mira pune. Dhe me duket sikur jam e paafte dhe sdo gjej nje pune te mire kurre. Kam derguar CV ne disa pune sme ka marr njeri i ve faj dhe Shqiperis qe ska pune per rinine. Nuk di cfar te mendoj nje dite mendoj pozitivisht pastaj kur nuk me marrin ne nje pune merzitem.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Me vjen keq qe nuk e ke marre dot diplomen ne kohe, por jepi kuraje vetes. Jo te gjithe e marrin ne kohe. Perfundimi i nje shkolle lidhet me shume faktore, te brendshem dhe te jashtem. Une shpresoj qe ti te kesh bere perpjekje per t’ia dale mbane, por edhe ndodh qe perpjekjet mund te mos jene te mjaftueshme. Perpiqu serish e serish derisa ta arrish ate qe deshiron!
E kuptoj qe je merzitur per shkak te rasteve ne pune qe humbe, por do te kete edhe raste te tjera. Vazhdo te kerkosh derisa te gjesh diçka dhe kur ta perfundosh shkollen, atehere me siguri do gjesh nje pune akoma me te mire.
Jepi kohe dhe mirekuptim vetes dhe bej perpjekjet qe duhen per t’ia dale mbane.
Motivimin e vetes e ke ti ne dore. Nese ke nevoje te te motivoje dikush, atehere kerko ndihme te nje shoqe, shok apo dikush tjeter, sepse disa gjera nuk arrihen dot pa ndihme. Dhe shume pune. Askujt nuk i vjen e mira pa u perpjekur shume.
Shpresoj ta gjesh motivimin brenda vetes dhe t’i futesh punes, sepse disa gjera te mira vijne kur nuk e mban mendjen tek ato.
Te pershendes dhe te uroj dite te mbare!
Lediona