09.04.2016
Pershenderje! Kam disa muaj qe jam fejuar, Atij I jam prezantuar si e virgjer pasi dhe un kshu e dija. Por duke lexuar neper web mesova qe tamopnat e demtojn cipen e virgjeris dhe un I kam perdor ne sezonet e plazhit. Nga frika shkova tek gjenekologu dhe me tha qe e kam te demtuar shancet per gjakderdhje Jan te pakta. Ai (I fejuari) me ka kercenuar me jete nqs nuk dal sic thot ai, une nuk mund ta le pasi skam mbeshtetjen e askujt dhe ai sme le per asnje arsyje. Une e pranova sepse mete vertet jam e virgjer, ai vjen tani dhe me ka than qe do kryej mardhanje une jam e friksuar per vdekje. Saqe kam tentuar te pij dhe mbi doze ilacesh (morfine) por spata sukses. Kam menduar te bej bej qepje per riparimin e himenit tek gjenokologu. Sa jan shancet ta dalloj kete gje? Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Më vjen keq që ndodhesh në një situatë të tillë. E kuptoj shqetësimin tënd. Për ta shpjeguar më qartë, një vajzë konsiderohet e virgjër kur nuk ka kryer marrëdhënie seksuale ende. Kryerja e marrëdhënieve seksuale bëhet me deshirë dhe vullnetin e lirë, në cdo rast te kundërt, është dhunë.
Më shqetësuese duket marrëdhënia juaj. Nga sa më tregon, ai duket i dhunshëm. Asnjë nuk mund të të kercenonje me jetë, për asnjë lloj arsyeje. Kërcënimi është krim dhe detyrimi per të kryer marrëdhënie dhe presioni rreth virgjërisë konsiderohen dhunë seksuale.
Dukesh shumë e shqetësuar dhe shkruan për të fejuarin, por nuk shkruan cfarë do te doje ti të bëje. A dëshiron ti të kryesh marrëdhënie kur ai të kthehet? Nëse jo, thuaji atij që nuk dëshiron. Ai duhet të të respektojë për ketë vendim.
Përtej cështjes së virgjërisë që ty të shqetëson momentalisht, a do ti të jesh në këtë fejesë? Thua që nuk ke mbështetje, por cfarë lloj mbështetje do të ta bente më të lehtë ndarjen?
Sigurisht që cështjen e virgjërisë mund ta zgjidhni dhe ju mund të vazhdoni të qëndroni bashkë, por si do t’i zgjidhni cështjet e tjera që do të sjell jeta e përbashkët? Po nëse gjatë jetës, në fusha të tjera të jetës ti “nuk del sic thotë ai”, a do të kërcënojë sërish ai?
A dëshiron të qëndrosh në një marrëdhënie ku ndidhesh e frikësuar?
Të përgezoj që ke kërkuar ndihmë këtu dhe të inkurajoj ta bësh sërish. E di që je në ankth por merr kohën tënde që të reflektosh mbi pyetjet që kam shtruar. Pres të më shkruash sërish.
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike
Shume faleminderit per pergjigjjen me te vertet me ndihmove shume te arsyjetoj. Ndarja me te do te kthehet ne nje drame per mua pasi fejesa/martesa konsiderohet dicka e perjetshme dhe nuk mund te ndahesh pa arsyje. I fejuari me ka kercenuar vetem ne kete pjese duke me ber presion qe te tregoj te verteten ( qe per fat te keq as un Se dija) qe mos te ”mashtrohet ” eshte gjeja primare qe kerkon tek nje femer. Ne cdo gje tjter ai sillet shume mire dhe m do shume, dhe une e dua vetem me tremb pjesa e virgjerise gje qe sdo ta besoj kurr qe jam, do dal I zhgenjyer dhe mua do me bej shume keq per mashtrimin qe mendon qe I kam ber. Skam mbeshtetjen e askujt per arsyje qe prindrit nuk I kam te tjeret shikojn punen e tyre nuk marakosen per mua. Ai eshte shpresa e vetme per nje te ardhme te mire , ai me ka premtuar shume. Nihem keq dhe e pa shprese do doja te kontaktoja me ju. Te pershendes!
Përshëndetje sërish,
Më vjen mirë që ke reflektuar mbi këtë çështje të rëndësishme për ty. E kuptoj që fejesa me të ka shumë avantazhe. Besimi në një marrëdhënie ndërtohet me kohën. Por pavarësisht kësaj, kërcënimi me jetë nuk duhet toleruar në asnjë rast. Kërcënimi mund të ketë pasoja të tjera më vonë.
Edhe pse i fejuari i ka dhënë një rëndësi të veçantë çështjes së virgjërisë në marrëdhënien tuaj, ti ke cilësi që ai mund të vlerësoj tek ti.
Bëj ti një listë të këtyre cilësive.
Nëse ka një marrëdhënie besimi mes teje dhe të fejuarit atëherë ç’të pengon të flasësh me të hapur siç ke shkruar me mua këtu? Ai nuk do që “të mashtrohet” dhe ti në fakt nuk po e mashtron.
Kuptoj që ai është kujdesur për ty, por aktualisht nuk po e bën. Madje ti ndihesh e frikësuar se mund të të bëj diçka të keqe.
Martesa jo gjithmonë është e përjetshme. Mendo për rastet e çifteve të cilët kanë pasur probleme dhe e kanë parë ndarjen si zgjidhje.
Të uroj gjithë të mirat!
Pershendetje kur kam qen e vogel diku te 10 vjec kam vrare pak pjesen e poshtme edhe kur kam bere dush me ka dal pak gjak dhe me dhimbte e mbaj mend si sot se tashme kan kaluar 10 vjet. Kam shum frike sepse nuk e di a jam e virgjer edhe jam shum ne ankth qe per nje budallik si ky un te humb virgjerin,plus kam edhe te dashur e me te dua te jem e virgjer edhe te jem vetem e tija sepse e dua shum. Faleminderit nese me pergjigjeni
Pershendetje .Jam nje vajze 17 vjecare.Dhe jam e lidhur me nje djale qe me do shume dhe e dua shum.Para disa muajve kam qen e lidhur me njeperson tjeter dhe kam humbur virgjerine time.Duke qene se biseda mes meje dhe atij jane te zbehta mendoj se ne nuk duhet te flasim m. Djalit qe momentalisht jam e lidhur i kam thene qe jam e virgjer.Nuk e di se si te veproj se si ti tregoj qe nuk jam e virgjer.