Këshilla/Blog

Liza 22.05.2021

prsh. jam e martuar ka gati 2 vjet , asniher skem pas mardhanje si duhet vetem me ferkim per shkak meje qe po kam ankth. Besoj qe kam vaginizem. Kur jam kan ma e re kam perjetu nje ngacmim seksual prej xhaxhit. ka dasht me me puth e me mprek po kur e ka ni ni za qe sjam shpi vet u qu shpejt ka ik edhe kjo pun u met kshtu heshtje skam guxu me i tregu dikuj. so qiky rasti vetem, ni tjeter o qe mka ndodh prej djalit tina edhe djalit te xhaxhit tjeter ngacmime seksuale. A mun me kan qikjo ankth edhe frike ose si me qujt vaginizem a o prej ktyne perjetimeve? qysh me u sheru vet pa pas nevoj me shku te mjeku?

  1. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj dhe te pergezoj per guximin per te kerkuar ndihme! Se pari, me vjen keq qe te kane ndodhur ngacmime te tilla seksuale nga njerez te familjes. Jam e bindur qe ka shkaktuar mjaft trazim dhe besoj se ka mundesi qe keto ngjarje te ndikojne ende ne pamundesine per te shijuar nje jete seksuale me bashkeshortin, perderisa edhe ti vete e ben lidhjen me to. A mund te me tregosh me shume per ankthin dhe friken qe ndjen ne lidhje me te paturit marredhenie seksuale? Si e kupton qe eshte vaginizem? Cfare ke bere deri tani per t’u perpjekur ta tejkalosh? Cfare veshtiresie has qe te kerkosh ndihme profesionale per t’u ndjere me mire, qe do te preferoje ta sherosh vete?
    Mbetem ne pritje te pergjigjes tende dhe te uroj me te mirat!
    Azra

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV