Këshilla/Blog

.. 03.01.2021

Pershendetje jam 21Vjet , dhe problemi qe desha ta ndaj esht sepse nuk di si te veproj , si fillim nuk jam ndonje Person problematik jam i qet punoj me Bursat kam dhe nje Bizes onlin dhe nuk jam person problematik ne pergjithsi jam person qe shikoj vetem punet e mija , por problemi qendron se 60% te kohes me shkon mendja per te kryer vrasje sepse. mendoj qe do kenaqem duke kryer nje vrasje vazhdimisht m shkon menja per te vrar njerz sa qe e mendoj deri ne detaje se si mund ta vras si da mshef e qdo gje tjeter tek mendja me bohet pamje vizuale jam i shqetsuar per ket sepse nje dit ndoshta dhe mund te kryes duke e menduar … qfar mundem te boj ? Qfar duhet te beje ? sepse jam i shqetsuar qe nje dit prej mendimi do bohen n realitet ,thjesht kenaqem kur e mendoj qe do jem duke vrar dike …????

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Përshëndetje!
    Është shumë e kuptueshme që të jesh i shqetësuar për faktin që ke mendime të tilla. Është e arsyeshme të kesh frikë se duke patur mendimin për të vrarë dikë, një ditë mund të kryesh vrasje në të vërtetë. Por, të dhënat tregojnë se shumica e njerëzve mund të kenë kaluar nëpër mend mendime të tilla të paktën në një moment në jetë. Dhe po kështu të dhënat tregojnë se vetëm një % e vogël e njerëzve që kanë mendime homicidale (për të vrarë njerëz të tjerë) e kryejnë vërtetë një gjë të tillë. Kështu, është shumë e rëndësishme që të përpiqesh të kuptosh përse je duke i patur mendime të tilla, duke përdorur pyetjet e mëposhtme:
    Sa kohë ka që ke mendime të tilla në kokë?
    Nëse mund ta kujtosh, kur ka qenë hera e parë që erdhi një mendim i tillë?
    Çfarë mendon se e shkaktoi? Ndonjë situatë e pakëndshme, shqetësuese me dikë tjetër, në punë/familje/shoqëri/marrëdhënie intime?
    Nëse këto mendime janë shfaqur së fundmi, krejt papritur dhe pa kuptim, mendon se thellë thellë mund të jesh i zemëruar shumë me dikë ose disa njerëz, për mënyrën si të trajtojnë ose të bëjnë të ndihesh keq?
    Kujton nga fëmijëria ose adoleshenca të kesh kryer sjellje të dhunshme ndaj njerëzve të tjerë ose kafshëve apo të kesh qenë i pranishëm në skena dhune? Nëse po, çfarë kujton të kesh ndier?
    A ndodh që të ndiesh kënaqësi kur sheh skena vrasje dhe dhune në film/dokumentar ose diku tjetër jo në jetën tënde reale? A ke përdorur ose përdor ndonjë lloj substance/droge? Shpeshherë përdorimi i tyre mund të prodhojë mendime dhe sjellje të çuditshme.
    Pasi mendon që do jesh duke vrarë dikë dhe kënaqesh, çfarë ndien më pas? Ankth/ frikë/turp/faj? Po përpara se të mendosh një skenë të tillë, si ndihesh? I qetë apo shqetësuar për ndonjë arsye?
    Në jetën reale, cilat gjëra të japin kënaqësi? Të punosh/të luash/të fitosh para? Ndoshta mund të mos kesh përgjigje për të gjitha pyetjet, por është e rëndësishme të përpiqesh të mendohesh në lidhje me to edhe në vazhdim kur të vijnë mendime të tilla.
    Sido që të jetë, fakti që ti ke këto mendime kundër dëshirës tënde tregon se diçka nuk po shkon mirë në veten tënde. Zakonisht kur njeriu ka mendime të pavullnetshme, shqetësuse, që nuk do t’i mendojë, por i mendon, ndodh sepse ka nevojë të kontrollojë ndjenja dhe impulse të vështira për t’u përmbajtur. Dhe në mënyrë të çuditshme mendon pikërisht në mënyrë ekstreme për ato gjëra që nuk do të donte kurrë t’i bënte. Në mënyrë që këto mendime të mos zënë një kohë më të madhe se 60% të kohës tënde dhe situata të mos vështirësohet më tej, është e nevojshme që të mund të flasësh me një profesionist. Mund të vazhdosh të shkruash këtu ose mund të përdorësh chatin e këshillimit online të faqes sonë “Nuk je vetëm” për të folur më shumë mbi mendimet dhe ndjenjat e tua. Vetëm duke folur më shumë dhe kuptuar më mirë veten, mendime të tilla mund të fillojnë të zbehen derisa të mos jenë më shqetësuses.

    Gjithe te mirat,
    Sonila

  2. ... says:

    (Sa kohë ka që ke mendime të tilla në kokë?)
    -Nuk e dije sakt por Diku rrethe 1Vite e pak teper qe kam keto mendime ne koke .
    (Nëse mund ta kujtosh, kur ka qenë hera e parë që erdhi një mendim i tillë?)
    -Nuk me kujtohet sakt por ka filluar qe prej semestir t 2 ne fakultet kur kam qen.
    (Kujton nga fëmijëria ose adoleshenca të kesh kryer sjellje të dhunshme ndaj njerëzve të tjerë ose kafshëve apo të kesh qenë i pranishëm në skena dhune? Nëse po, çfarë kujton të kesh ndier?)
    -Ne fakt jo nuk kam kryes sjellje te dhunshme asniher me njerzir tjer , Kafshet i kam dashur gjithmon si dhe mbaj mace personale ne shtepi , banese.
    (A ndodh që të ndiesh kënaqësi kur sheh skena vrasje dhe dhune në film/dokumentar ose diku tjetër jo në jetën tënde reale?)
    -Ne fakt ne jeten reale kam par disa raste brenda keti viti ku kan vdekur njerz ne aksidente dhe jam rastisur aty po te them te drejten as qe jam munduar te ndihmoj apo diqka thjesh e kam paa as kam pasurpanik as asgje sikur asgje nuk ka nodhur .
    (A ke përdorur ose përdor ndonjë lloj substance/droge?)
    -Kam qen perderus i Cannabisit deri para 2 vjetesh , si the disa her kam konsumuar Valium por jo ne menyr te rregullt me raste .
    (Pasi mendon që do jesh duke vrarë dikë dhe kënaqesh, çfarë ndien më pas? Ankth/ frikë/turp/faj? )
    -Frik qe moss e boj per asgje me shume se kaq as Ankth , as Turp as Faj.
    (Po përpara se të mendosh një skenë të tillë, si ndihesh? I qetë apo shqetësuar për ndonjë arsye?)
    -Ndodh ne te dya rastet disa her i qet disa her i shqetsuaj nga rrethanat edhe monotonia e perditshme .
    (Në jetën reale, cilat gjëra të japin kënaqësi?)
    -Te Punoj Dhe te fitoj para ne te njejten koh dhe marredheniet intime .
    …..
    -Si the un jam marr me boten demonjake (Satanike) Du te thom kam njohuri dhe e kam “Studiuar” boten satanike . (nuk e di a ka rendesi por thash ta ceki)

    1. MSc. Sonila Mecaj says:

      Pershendetje!
      Te falenderoj per pergjigjet e pyetjeve. Po keshtu informacioni qe ke dhene ne lidhje me boten satanike eshte mjaft i rendesishem. Nese mundem, do doja qe te te pyesja pak ne lidhje me kete gje.
      Cfare ju zgjoi interesin per boten satanike dhe ne cfare moshe fillove te kishe interes per te?
      Si ka ndikuar studimi i kesaj bote ne jeten tuaj dhe mendimet tuaja per jeten dhe njerezit?
      A beson ne ekzistencen e nje bote te tille dhe a mendon qe mendimet qe ti ke, mund te vijne edhe si pasoje e pranise se forcave demoniake brende teje?
      Pavaresisht pergjigjeve te ketyre pyetjeve, ashtu sic thashe edhe ne pergjigjen e pare, te paturit te mendimeve te keqia, qe perseriten dhe behen te bezdisshme, te njohura me termin Obsesion ose Mendime obsesive, eshte nje fenomen qe mund t’i ndodhe shume njerezve ne periudha te caktuara te jetes ose ne kushtet e nje crregullimi te shendetit mendor. Per te vleresuar me sakte se per cfare behet fjale ne rastin tend, mendoj do te ishte e nevojshme nje konsulte me nje profesionist te shendetit mendor: psikolog klinik ose psikiater.
      Nese nevojitet me shume informacion, mos hezito te shkruash apo kontaktosh perseri.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV