23.08.2016
Pershendetje, une e ndiej se sa me shume kalojne ditet e muajt rriten kerkesat per nevojen time ndaj nje psikologu, shpresoj tia dal mbane , me cfare do te me thoni ju, sado pak per mua eshte teper vendimtare, kam qene ne nje lidhje 4 vjecare me nje djale. kam bere shume sakrifica per te madje dhe shkollen e laret e hodha sipas deshirave te tij, ne menyre qe te ishim bashke, ky qe gabimi me i madh i jetes sime .. u nda nga une pa asnje arsye. perseriste vazhdimisht se sme donte me,, me ka lenduar , poshteruar dhe ne sy te te tjereve. por une i shkoja vazhdimisht pas , se…. sme besohej ajo ndarje … kam rene vazhdimisht ne depresion por e kam luftuar vete , tani sa me shume iken koha , aq me shume me barojne forcat. them se asnjehere sdo te kthehesha me me te dhe sikur te ma kerkonte ai vete, por ai ska qene me i lidhur qe kur u ndame bashke , po jo per shkakun tim, se besoj. e prita per 4 vite, por ai asnje shenje, ku i dihej mbase ja falja te gjitha lendimet. po tani cte bej , ashtu do te vazhdoj, kam frike se mos e shohe ndonjehere me tjeter, dhe do te marr goditje psikologjike.. me mesimet dhe pse e shkaterruar arrita ta nxjerr mesataren e universitetit mbi 8. une smund ta mbyll jeten time . une meritoj te jem e lumtur , smund ti le me vitet te me ikin me deshperim. por si ta harroj, une kam nevoje ta harroj… kam nevoje … nevoje fiziologjike dhe jetesore , nevoje per ta harruar ate dhe te eci para. kam bere shume per te , per ate zhgenjeva familjen ,, as profilin e fb sdua tia shohe me , por prape atje kthehem ,,, une po shkaterrohem , ju lutem me ndihmoni.. skam mundesi financiare te paguaj psikolog, ju lutem
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Faleminderit për letrën tënde dhe që na drejtove, ndjenjat, ndjesitë dhe lëndimin tënd.
E ndjej dhe e mirëkuptoj vështirësinë që ti po kalon dhe në radhë të parë dëshiroj të të përgëzoj për forcën e vullnetin që ke treguar për të gjetur veten dhe për të bërë më të mirën për veten, për shkollën e mesataren që ke arritur. Të këshilloj të jesh krenare për këtë e forcën që ke dhe ky është edhe mesazhi me të cilin do ta mbyll përgjigjen time në fund, që ti të mësosh të përqëndrohesh më shumë te vetja, të rrisësh konfidencën tënde, të vetpërgëzohesh për ato që arrin e të përkujdesesh më shumë për veten tënde.
Ke pasur një lidhje ku sic e pëshkruan edhe ti ke dhënë shumë dhe për rrjedhojë duke u fokusuar më pak te vetja jote e duke bërë më pak për të.
Paralelisht, vetbesimi, vetlvleresimi, konfidenca e besimi janë prekur nga e gjitha kjo marrëdhënie dhe këto janë pikërisht edhe fushat ky nevojitet të fokusohesh ti rindërtosh shëndetshëm.
Dëshiroj të të them e dashur se burimi i gëzimit vjen pikë së pari nga një vete e shëndoshë dhe jo nga një marrëdhënie e cila bëhet barometër i gjendjeve e humorit të personit tjetër dhe aq më tepër kur një marrëdhënie duhet të jetë një bashkëjetesë ku dy personat realizojnë potencialin e tyre nëpërmjet një shkëmbimi reciprok.
Në letrën tënde shprehet qartë se personi me të cilin ti ke qenë e lidhur e ka bërë zgjedhjen e tij në lidhje me ju të dy. Ashtu sic edhe ti me durim e shpresë ke pritur e dëshiruar një kthim, që me sa duket tashmë e ke racionalizuar që nuk do të ndodh.
Unë do të ftoja ti bëje “shokë” edhe frikën, zhgenjimin, lëndimin a gjithë ndjesitë a mendimet mikse që mund të kesh. Mos i shmang, por lëri të rrinë aty me ty e ftoji të rrinë me ty, ashtu sic janë. Mbase nuk do të duken shokët më të mirë për momentin, por shumë herë na ndodh që ta miqtë që na thonë të vërtetën, i kundërshtojmë më shumë.
Lipset që ti kalosh të gjitha këto momente emocionale, me të pjeta e të tatëpjeta, deri në momentin që të pranosh cfarë ka ndodhur, ti japësh një kuptim tjetër.
Nërkohë që dëshira e përpjekja për ta harruar bëhet edhe stimuli më i fortë për ta kujtuar. Unë nuk të këshilloj të përpiqesh për këtë. Në vend të kësaj unë të këshilloj të gjesh interesa, hobe e aktivitete në jetën tënde që të ndihmojnë ty të fokusohesh te vetja, të gjesh cfarë do e do të ftoja ta përgëzoje veten për gjithë gjërat që do të bësh e të arrish. Fillo të ndërtosh konfidencën tënde nëpërmjet aftësive që do mësosh dhe mundohu të zhvillosh rrjetin tënd social.
E kuptoj që jetojmë në një kohë teknologjike ku kemi mundësi të informohemi për tjetrin virtualisht dhe këto janë ngacmime lënduese për ty. Mendoj që është e nevojshme që të fitosh më shumë vetkontroll në sjelljet e tua duke kufizuar të parin e profilit të tjetrit.
Në rast se ti ndjen akoma për personin me të cilin ke qenë e lidhur, mënyra më e mirë duke e lënë atë të ik, duke i uruar lumturinë në rrugëtimin e tij.
Në një moment të dytë e kur të jesh gati do të këshilloja që edhe mund të flisje me të
Meqënëse po thua që nuk ke mundësi financiare për psikolog, të kujtoj që jemi këtu për ty sa herë të duash të na rishkruash prapë.
Të uroj gjithë të mirat në rrugëtimin e gjetjes së vetes tënde. Besoj se ke për të gjetur shumë.
Me respekt,
Almandina Guma