03.04.2017
pERshendetje, une kam nevoje per ndihmen e nje psikologeje.
Ne fakt me ka ndjekur nje psikologe ketu ne fq tuaj, por s’ia mbaj mend emrin qe te me shkruante perseri ajo.
ME KA KTHYER pergjigje 2 here, kam shkruar rreth shtatorit dhe nje here tjeter me pas.
Une kam 5 vite qe jam ndare, dhe me duket se nuk jetoj dot me , nuk mar dot fryme, nuk kam me force,
pavaresisht se nuk e shpreh fare ne publik kete, as tek familja ime , se dhe ata dine cdo gje qe une kam hequr dhe me kane mbeshtetur pafund, une kam pasur force dhe vullnet madhor, superior gati frikesues, s;e pranoj dot kurre se jashtemi qe t gjendem e rrenuar apo te me shohin keq,
Une kam mbaruar dhe fakultetin me rezultate , pavaresisht t gjithave , dhe shume shpejt do shkoj jasht shtetit per pune, kam firmosur dhe kontrate.
Ceshtja eshte :pse AI ndodhet akoma brenda meje? pse nuk e heq dot? nuk dua ta kem me ne asnje pjese te trurit… dhe kur e shikoj nuk dua te ndiej me asgje , sapo e shohe me ngacmohet sistemi parasimpatik, kam peshtjellime nauze, peristaltik, dridhje, ndjesi shume t keqijaaa. Pavaresisht se ne dukje bej sikur jam e lumtur. ja pikerisht kete sdua t bej me, pse ashtu do e shtyj jeten une , qe ti dukem atij sikur jam e lumtur. une nuk dua qe te me interesoj fare se si i dukem atij, e lumtur , keq, e bukur , e shemtuar, dua t jetoj per veten time.nuk jam me une,
Ai ka vazhduar jeten e vete , une pse nuk gjej dot me veten time?! U ben 5 vjet dreqi e mori , duhej te kishte ikur nga une,
Jo qe ai nuk vjeeen me kurree, e di , po eeedheee siikurr , une vete sdo ta pranoja asnjehereeee, asnjehereeee me ,pasi ai eshte gjeja me e ndyre qe mund te kem ndonjehere, eshte i felliqur, ka puthur tjeter, ka prekur tjeter, plus qe me ka ber te vuaje shuuuuum per vite me rradhe. pra , kjo eshte ceshtja.
Tani ca dua une qe prape e kujtoj me dhimbje, pse duhet une qe prape te shohe profilin e tij ne fb?
Une dua nje jete timen, e theksoj timen , nuk duuuuaa ta kem me ne mendje, dhe ne asnje vend.
Kam kaluar dhe ne depresion por e kam superuar vete, me forcen time,
kam pesuar dy episode qe do ua shpjegoj shkurt: nje here kam pesuar ankth madhor ,nuk flissja dot fare , nuk njihja fjalet , vetem blebezoja : aaaaaaaaa . dhe pas disa minutash i thash mamit : nuk flas dot. aty e kuptova qe mund te flisja akoma. dhe nje here tjeter kam gervishtur shpinen e duarve me qelq, dhe nuk ndieja dhimbje, me te madhe e kisha ne zemer.
me kane propozuar te tjere, po si kam pranuar dot.
jam shume e re dhe kam shume endrra per ta mbyll jeten time ashtu, kaq shpejt.
kan kaluar 5 vjet , e theksoj, jo 5 dite , qe te themi : do kaloje .
nuk kalon , NUK KALONNNNN, dhe mbytemm, me mbyt kjo ndjesi,
nuk e dua me tia shohe fytyren ne asnje cep,
dua ta fshije me gome ate pjese te trurit kur ai hyri ne jeten time,
Nuk jam me UNE,
lUFTOJ SHUME POR SIA DALE DOT
ME FALNI QE U ZGJATA, por cte bej… m kuptoni
te shkoj tek nje psikolog nuk kam mundesi
shpresoj tek ju!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur… lexova rastesisht kete shkrim tuajin dhe u preka sinqerisht.. nuk jam psikologe jam 1 vajze si ty… behu e forte sepse sado qe e paske perjetuar shume keq ki besim qe do vije dikush qe do te te beje shum te lumtur. Por ti spo e lejon kete dikush te vije duke mbajtur mendjen te ai njeri… fillo te jetosh jeten tende, cdo njeri ka fatin e tij, dhe nqs ai sishte i duhuri per ty falendero zotin qe e more vesh ne kohe, tani hiqi vizen, dhe shiko perpara te gjesh njeriun ideal dhe harroje ate njeri , nuk mund te shkaterrosh veten per te…
Përshëndetje e dashur
Faleminderit që na je ridrejtuar dhe e mbaj mend historinë tënde dhe unë të kam kthyer përgjigje herët e mëparshme.
Në letrën tënde po më thua që përmasa e dhimbjes vazhdon të jetë e madhe por gjithashtu që në jetën tënde ka zhvillime të tjera pozitive për të cilat besoj se je gjithashtu e kënaqur dhe për të cilat mendoj se ja vlen të mendosh dhe të jesh më shumë krenare, duke ja pohuar vetes fort këtë.
Unë nuk dua të të rithem gjërat që të kam thënë, por mendoj se mënyra më e mirë për të “luftuar” këtë që ndjen është jo me shmangie por duke e lënë vuajtjen të jetë me ty, ashtu sic është me ngacmimet e veta qoftë psikologjike e fiziologjike, duke e pranuar atë, por nga ana tjetër duke kuptuar që personi sic thua edhe ti zgjedhjen e vetë e ka bërë dhe është larguar nga ty e në këtë moment mendoj se më shumë e mban ti brenda, mbase prej shumë gjërave tuaja bashkë apo mungesës së vlerësimit që ke përjetuar pas zgjidhjes së lidhjes tuaj.
Sic e kam përmendur edhe me përpara, histori të tilla na prekin thellë, shkaktojnë vulnerabilitet por edhe vendosin në sprovë vlerësimin për veten.Por gjithashtu ka edhe arsye pse personat qëndrojnë kaq fort e gjatë brenda nesh.
Unë mendoj që në fakt mënyra më e mirë është ta përjetosh humbjen mbase edhe ta vuash, por duke e balancuar me pohime më pozitive për veten apo me të “vetfolurin pozitiv” e ndryshe. Psh duke falenderuar veten për arritjet e tua, duke qenë krenare për gjërat që ke arritur, duke ju drejtuar gjithashtu personit tjetër “unë të kam dashur, mbase ndjej akoma, mbase do të ndjej gjatë, por meritoj e dua më shumë për veten ”
Mendoj që mund të zhytesh në vuajtjen që ndjen por nga ana tjetër me të njëjtën forcë të vendosësh prespektiva të tjera në veten tënde për të shijuar qofshin këto edhe gjëra të vogla. Gjithashtu do të rikëshilloja të flisje me mamin dhe persona të tjerë të afërt. Nuk është koha ajo që përcakton lehtësimin e një dhimbje, por ndihma që persona të tjerë na japin dhe që neve ju lejojmë të na japin, vecanërisht në momente kritike kur ndjen që nuk mban dot më dhe
Po ashtu ti ke bërë një zgjedhje për një punësim jashtë dhe mendoj që është e nevojshme të përqëndrosh veten e forcat e tua në këtë qëllim e përshtatje të re.
Në letrat e mëparshme, kam përmendur gjithashtu gjëra të tjera që duhet të bësh për të rivendosur vlerësimin për veten tënde. Mendoj se do të ishte shumë e rëndësishme që pavarësisht vuajtjes apo bashkë me vuajtjen që ndjen gjithashtu të përpiqeshe për të bërë edhe ato.
E dashur është shumë e nevojshme ta ndihmosh veten tënde ndryshe. Ti thua që po përpiqesh që të mos interesojë se cfarë mendon personi tjetër për ty?
E këtu një pyetje për ty : A mendon se cfarë i intereson vetes tënde për ty e si mund të bësh më shumë gjëra për ta realizuar këtë? Dhe këtu e kam fjalën pikërisht për shërimin shpirtëror dhe të menduarit pozitiv për veten.
Fillo duke fituar vetkontrollin. Fillo duke shkëputur botën e profilin e tij social. Fillo duke shkëputur dhimbjen qoftë edhe me hapa të vegjël.
Shpresoj vërtet që të kem mbërritur te ty me përgjigjen time
Të uroj gjithë të mirat në gjërat para teje!
Me respekt,
Almandina Guma
Përshëndetje! Dua të të jap një këshillë shumë të vlefshme e shpresoj të gjesh entuziazëm në këtë ide: bli një këlysh! Ndoshta nuk të bëjnë ende përshtypje macet a qentë e vegjël, por ne duam që ti të ndryshosh e të gjesh një burim gëzimi. Kjo është mundësia pra 🙂 Tumirëmbeç!