Këshilla/Blog

30.04.2017

Pershendetje, MA. Almandina Guma ! ( ju kam shkruar me 3 prill, 2017)
Jam perseri ajo vajz qe ju kam derguar disa letra rreth problemit tim.
Shpresoj te mos ju bezdis.
fALEMINDERIT per pergjigjen tuaj, me beni te ndihem me mire.
Nese une do te pyesja veten time ashtu sic thoni ju, dhe ne fakt e pyes shume. Shikoj se me flet e indinjuar dhe me merzitje, S’DO KURRSESI QE UNE TE VUAJE e te dorezohem, me jep keshilla, ajo lufton shume per mua. Por ketu perseri problemi jam une.E endoj ate pa kushte.
E dini? Nuk ka nje dite te mos e merzitur, dhe s’e kam trurin e qete, dhe une per kete kam me shume nevoje. Kam 5 vite qe sjam e qete, ndonjehere them se kete dhimbje mund ta mposht vetem vdekja, Dhe me shkon neper mend … akti suicidal 🙁 .
Nuk kam nje gjendje te qendrueshme, ndonjehere them se duhet te luftoje shume per tu larguar nga ky vend, te shkoje jashte me pune, me shume per te mos e pare me ate. per te cilin ju kam folur, Se ne jemi dhe ne nje qytet dhe ndodh qe e ndesh, por kjo seshte normale, nuk duroj dot. Mevjen inat shume dhe shoqet e mia kane qene te lidhura por sbejne ashtu si une, kane vazhduar jeten.
Ka raste qe kam menduar te kem dike tjeter, por kur une sjam e qete me veten tim, ce dua dhe dike tjeter me shume.
Me kujtohen te gjiha endrrat qe kisha me te, dhe keputem, duhet ta pranoj dreqi e mori , qe seshte me me mua dhe te bej cte doje ,
Pse ndihem ashtu?? Vuaj shumeeee, ja shikoj perseri profilin e fb, 🙁
CFARE TE beje une tjeter per ta mposhtur kete ndjenje, mevjen keq per veten, ajo se meriton qe une ti bej keq , sduhet,
Me vjen keq per veten time, se njohe me, se di m kush jam, mendoja se isha e zgjuar, por jo.
Faleminderit dhe me falni pershqetesimin perseri.

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje sërish e dashur,
    Faleminderit që mu drejtove dhe me vjen mirë që gjen mbështetje tek ne.
    Të siguroj që cdo mendim, ndjenjë apo letër që ti dërgon nuk është bezdisëse për ne dhe as na shqetëson, por uroj të të ndihmoj ty gjesh mekanizmat e mënyrat e duhura për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

    Unë e kuptoj që ti dëshiron që dhimbja të pushojë sa më shpejt dhe në mënyrën tënde duket që po përpiqesh për këtë gjë e mbase lëndimi që ndjen të bën të mendosh edhe për mendime tepër negative, por që ne fakt do dëmtonin ty si person.
    Ndonjëherë, kur nuk luftojmë dot mendimet, duhet të merremi me ndryshimin e sjelljeve tona dhe kjo është dicka që unë do ta rekomandoja shumë seriozisht në këtë pikë.

    Në radhë të parë, sic e kam përmendur edhe në letrat e mëparshme, unë mendoj që menjëherë duhet të shkëputësh vëmendjen nga bota sociale e personit tjetër. Të këshilloj të fillosh menjëherë duke e hequr nga llogaritë virtuale si dhe të shmangësh mbledhjen e informacionit rreth personit (në rast se ti e bën këtë gjë a interesohesh rreth tij), apo riparjen e fotove apo objekteve që ta kujtojnë.
    Duket se ti i lexon me vëmendje përgjigjet e mia, kështu që do doja shumë që ne rast se na rishkruan të ma pohosh që kjo ka ndodh. Në rast se e bën këtë gjë, duhet të jesh realisht shumë krenare për veten tënde.

    E dyta është që në momentin që ke mendime e ndjenja për personin, ti lejosh ato që të vinë te ty, por nga ana tjetër në një moment ti bësh “stop mendimeve” dhe ti listosh vetes ato gjëra që nuk kanë funksionuar me personin tjetër si dhe gjithë mendimet pozitive për veten.
    Kjo të bëhet në vijueshmëri dhe duke rritur gjithmonë listën e mendimeve pozitive.

    Në rast se e ke të mundur të shkëputesh për një periudhë nga qyteti ku jeton e të jesh diku e qetë, do të ishte shumë mirë. Do të rekomandoja gjithashtu aktivitete për të cilat ti ke interes dhe që mund të jenë angazhuese për ty mendërisht e emocionalisht. Mbase mund të angazhohesh diku vullnetarisht, të merresh me dicka, të ndihmosh dikë. Mund të ketë dicka të tillë?

    Tjetra është që kur ke momente të forta të mendimeve e lëndimit që ndjen, mund ti lejosh të vinë e ta shprehësh lëndimit nëpërmjet qarjes, apo gjendjes pasive e melankolike, por duke i vendosur një limit kohor edhe këtij momenti trishtimi.
    Është e rëndësishme që ti të fitosh një vetkontroll për sjelljet e tua.

    Në rast se ka persona të tjerë të cilët kanë interes për ty, unë do të këshilloja ta merrje pozitivisht interesin e tyre. Mbase ti nuk je gati për një lidhje, por besoj se personat e tjerë do të sillnin ty një prespektivë tjetër të të parit të vetes e vlerësimit për veten.
    Lejoja vetes disa mundësi dhe me hapin që ti ke nevojë.

    E gjitha kjo është një eksperiencë për të kuptuar që disa lidhje fillojnë, vazhdojnë, disa të tjerë përfundojnë dhe mohimi apo refuzimi i një personi tjetër ndaj nesh është e drejta e tij, por nuk zhvlerëson veten dhe potencialin tonë.

    Gjithashtu e kam përmendur dhe herë tjetër që jo të gjithë kalojmë në të njëjtat procese edhe në rast se shoqet e tua i kanë kaluar më shpejt këto vuajtje shpirtërore. Secilit i nevojitet koha e vetë por duke bërë sjelljet e duhura apo duke u përpjekur në këtë drejtim.

    Të uroj gjithë të mirat dhe je e mirëpritur për të rishkruar, por me vullnetin që të kesh bërë disa nga gjërat që janë thënë,

    Shumë mendime pozitive për ty!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV