Këshilla/Blog

bina 27.03.2023

pershendetje te lutem doja tju pyesja per dicka qe me shqeteson rreth femijes tim.esht 15 muajshe dhe ne menyr te vazhdueshme tund koken dmth majtas djathtas kte gje e ben non stop.nuk ka interes te luaj me lodra per koh te gjat.kte gje e ben gati gjate gjith kohes .faleminderit

  1. Uarda Beçerri says:

    Pershendetjee dashur dhe faleminderit qe na keni shkruar.

    Une e kuptoj dhe e ndjej shqetesimin tuaj dhe e vleresoj qe e ndave me ne.
    Tundja e kokes dhe sjellje te tjera te lidhura me te shpesh konsiderohen pjese normale e zhvillimit te femijes, duke vleresuar kontekstin, kushtet dhe kohezgjatjen ne te cilat ndodh kjo gje. Mund te me tregosh te lutem prej sa kohesh femija juaj e ka shfaqur kete sjellje dhe a ka ndodhur qe ne muajt e pare te jetes apo eshte zhvilluar me vone?
    Zakonisht, foshnjat kane muskuj te dobet te qafes dhe shpesh luftojne per te mbajtur koken e tyre te kontrolluar. Tundja e vazhdueshme e saj mund te vije nga disa gjendje te ndryshme te femijes si per shembull njera mund te jete eksperimentimi. Per nje foshnje, rritja e kontrollit te kokes eshte nje ndryshim i madh dhe tundja mund te shprehe rritjen e besimit mbi kontrollin. Meqenese eshte nje sjellje e re, foshnja mund ta ktheje koken nga njera ane ne tjetren dhe te eksperimentoje me levizjen e saj ne pozicione te ndryshme. Nje shkak mund te jete ndjekja e tingullit, ku zakonisht, foshnja e leviz koken drejt tingujve te njohur ose interesante, si (nje perplasje e forte, zeri i prindit apo dicka tjeter) duke bere levizje te kokes para-mbrapa, ne menyre qe te ndjeke tingullin. Por, veme re qe ne nje dhome me te qete, levizjet e kokes nuk jane te vazhdueshme dhe ndalojne.
    Tendenca per te komunikuar mund te jete gjithashtu nje arsye e tundjes se kokes. Foshnjat mund t’i kuptojne mire fjalet para se te flasin dhe si rezultat, ata mund te fillojne te kuptojne disa nga ato qe u thone prinderit dhe mund te tunde koken per te komunikuar me ta. Mundet te jete gjithashtu edhe nje tendence per tu veteqetesuar, duke e praktikuar ne situata te ngarkuara apo stresuese per femijen. Kjo eshte nje menyre pozitive e reagimit te femijes ndaj situatave te reja. Gjendja mjekesore eshte nje element shume i rendesishem dhe mendoj qe vleresimi i gjendjes se saj te femija duhet kryer, pasi tundjet e kokes mund te vijne edhe si pasoje e dickaje qe nuk shkon me trupin sic mund te jene dhimbje, infeksione te ndryshme apo crregullime neurologjike.
    Humbja e interesit per nje kohe te gjate per lojen duhet vleresuar gjithashtu ne cfare konteksti, me cfare lojrash dhe ne cfare kohe ndodh. Une me poshte, do ndaj me ju disa elemente qe mund te jene tregues te nje problemi te mundshem apo dickaje qe nuk shkon bashkengjitur shqetesimit qe ju ndani, ne menyre qe ta vleresoni gjendjen e femijes tuaj dhe me pas te konsideroni takimin me nje mjek specialist. Disa nga elementet qe une do keshilloja te vezhgoje do te ishin: cilesia e nderveprimit me ju apo me vellezerit/motrat/femijet, kontakti i vazhdueshem me sy, nese tundjet aktivizohen ne momentet e ankthit (kur femija nuk po ndjehet mire), nese e ben si tendence per te lenduar veten e per te terhequr vemendjen, per te pare nese i pergjigjet thirrjes tuaj, nese eshte ne gjendje te kontrolloje levizjet e veta dhe nese sipas pediatrit qe ju keni konsulta besoj te vazhdueshme, femija shfaq zhvillim te mire sipas gureve kilometrik te moshes.

    Une do u sugjeroja te merrni nje pushim te shkurter per veten tuaj, te veteqetesoheni dhe relaksoheni sipas menyres qe ju ndiqni per te arritur kete gje dhe te mund te vezhgoni me kthjelltesi elementet e lartpermendur ne kontekste e situata te ndryshme. Me pas, do me pelqente shume nese me shkruani serish dhe me tregoni per to per te konsideruar hap ate metejshem. Faleminderit dhe ju pergezoj per perkushtimin, angazhimin, faktin qe po ndermerrni hapa per te ndihmuar femijen tuaj dhe ndergjegjesimin per tu marre me gjithe kete.

    Ju falenderoj shume e pres te degjoj shpejt nga ju.

    Uarda

  2. Anonymous says:

    Pershndetje e dashur..Djali im është 7 muajsh e gjys dhe levis majtas djathtas..Kjo po më ben merak.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV