- Këshillimi që ofrohet në këtë faqe është ANONIM dhe FALAS.
- Pyetjet tuaja të adresuara në forum nuk do të postohen menjëherë. Ato do të publikohen me pak vonesë. Çdo pyetje së pari do të përcillet tek administratori i forumit, i cili do t’i publikoje pyetjet pasi të bëjë klasifikimin e tyre sipas temës dhe do ti drejtoj tek eksperti adekuat.
- Bëni pytjet sa më të qarta. Përshkruani problemin tuaj konkretisht. Përgjigjjet e këshilluesve do të bazohen vetëm në përshkrimet tuaja. Nëse nuk jeni i kënaqur me ndonjë përgjigje dërgoni pyetje shtesë.
- Bëhu i durueshëm dhe prit me qetësi në përgjigjen e ekspertit. Përgjigja do të publikohet sigurisht brenda disa ditëve.
- Mos prit mrekullira nga përgjigjet e ofruara në internet. Zgjidhja e problemeve kërkon përpjekje dhe qasje aktive në tejkalimin e tyre.
- Bëhu përgjegjës dhe i sinqertë në parashtrimin e pytjes.
- Kur ofroni këshilla apo ndani përvojat e juaja në formë të komenteve, bëni më të mirën e juaj, që të jeni mbështetës dhe tregoni empati për problemet e tyre. Këshillimi mes bashkëmoshatarëve ka rëndësi të madhe.
- Bëhu tolerant. Rrespektoni mendimin e të tjerëve. Çdo kush ka të drejtë në mendimin e tij/saj. Mos u bëni ofendues dhe mos përdorni gjuhë fyese.
- Shprehuni për veten në gjuhë që është e kuptueshme për ekspertët.
- Web faqja këshilluese nuk mund të zëvendësoj këshillimin e drejtëpërdrejtë dhe vizitën te mjeku.
- Në këtë faqe nuk lejohet shkëmbimi i të dhënave personale mes përdoruesëve, ndaj komentet që përmbajnë informacione personale do të fshihen.
NJV