Shoqëria është një rrjet i marëdhënieve që kërkon që të gjithë të punonjë së bashku në mënyrë që të krijojnë diçka që është e bukur. Por ajo që e bënë një shoqërie dhe më funksionale janë marëdhëniet pozitive, bashkëpunuese dhe të karakterizuara nga respekti i dy anshëm. Në këtë mënyrë secili punon për të mirën e të gjithëve dhe drejt një qëllimi të përbashkët.
Nëse ju kuptoni se çka duan njerëzit dhe pse duan, ju zakonisht mund të gjeni një mënyrë për të bërë progres së bashku. Mënyra më e mirë është të dëgjoni dhe të vëzhgoni pa bërë gjykime të parakohshme. Dëgjimi aktiv mund të ju ndihmon të zbuloni, në mënyrë të mrekullueshme se ne duam gjërat e njejta.
Në një marëdhënie efektive palët dëgjojnë për të kuptuar pozicionin dhe ndjenjat e të tjerëve, dhe mënyra më e mirë për të kuptuar çka është e rëndësishme tek një person apo grup tjetër është të pyesësh, pastaj të dëgjosh përgjigjen. Ne të gjithë e dijmë kur një person është vërtet i interesuar në ne. Ai person është i vëmendshëm, nuk na ndërpret derisa flasim, nuk shtiret dhe nuk flet shumë rreth vetes së tij apo saj. Është pikërisht kjo që na bënë ne të ndjehemi të pranuar, në vend se të paragjykuar.Të dëgjuarit na dërgon tek të kuptuarit; nëse ju e kuptoni dikë tjetër në mënyrë të plotë, atëherë ju dini se çfarë të bëni për tu afruar dhe punuar më mirë së bashku.
Në një marëdhënie efektive, palët hapurazi shprehin pozicionet dhe ndjenjat e tyre. Nganjëherë ne presim që njerëzit,- veçanërisht ata që i kemi afër në shtëpi dhenë punë, që të kuptojnë çfarë ne duam dhe të na japin ne atë çfarë ne kemi nevojë intuitivisht. Kjo nuk është një aspiratë realiste. Njerëzit janë aq të komplikuar dhe reagojnë në mënyra aq të ndryshme sa që edhe kur të kemi jetuar 60 vite me dikë, ne prap mund ta befasojmë njëri- tjetrin.
Në mënyrë që t’i bëjmë marëdhëniet tona më të mira, ne duhet që së pari t’a trajtojmë veten tonë dhe të tjerët me respekt. Respekti është thelbi i secilës marëdhënie. Nëse ju ndjeheni mirë për veten tuaj, është shumë më lehtë që të shihni mirësi edhe në njerëzit tjerë dhe t’i trajtoni ata me respekt.
Çelësi tjetër për një marëdhënie të mirë është edhe ballafaqimi direkt me ndryshimet. Në një bisedë ku secili person dëgjon tjetrin, ju secili zbuloni një të vërtetë të re, se sa integroni (thoni) dy perspektiva të kundërta. Kjo është më shpërblyese se sa alternativat si tërheqja, përleshja, murmuritja me dikë apo komploti.
Është më mirë të punohet drejt zgjidhjeve fitore-fitore sepse nëse besojmë se të dy kemi fituar nga zgjidhja e ndryshimeve, atëherë ne do të jemi më të gatshëm të bashkëpunojmë përsëri në të ardhmen.
Çka mund të ndihmoj?
1. Së paku njëra palë duhet të vendos që marëdhënia është e rëndësishme.
2. Mësoni të dëgjoni në mënyrë efektive dhe pa paragjykime.
3. Takoni njerëz në mënyrë më joformale, ashtu që ata të ndjehen komod duke i ngritur çështje që janë të rëndësishme për ta.
4. Zhvilloninjë kulturë përmes së cilës njerëzit mund të shprehin ndjenjat e tyre.
Çka mund të dal në rrugë?
1. Një histori e keqbesimit apo stereotipizimit
2. Fajësimi i palës tjetër për një marëdhënie të vështirë.
3. Fokusimi në detyrë me përjashtim të ndjenjave dhe nevojave të të tjerëve
4. Objektivat e paqarta, rolet dhe pritjet e njëri-tjetrit
Principet e ndërtimit të një marëdhënie efektive janë universale; ato aplikohen në të dy llojet, private dhe të punës dhe ato nuk janë të varura nga mosha apo klasa sociale. Së pari ,sidoçoftë që paraqitet ne të gjithë jemi duke bërë më të mirën që mundemi, duke dhënë historinë dhe situatën tonë. Së dyti, zgjidhjet fitore-fitore janë gjithëmonë të mundshme. Së fundi, çdo person dhe secili grup ka diçka të vlefshme për të kontribuar.
Një udhëzues për një marëdhënie më të mirë
1. Dëgjoni për të kuptuar pozicionet dhe ndjenjat e të tjerëve.
2. Lejoni secilën palë që të shprehur pozicionet dhe ndjenjat e tyre nëmënyrë të hapur.
3. Trajtoni veten tuaj dhe të tjerët me respekt.
4. Përballoni ndryshimet me të tjerët në mënyrë të drejtëpërdrejtë.
5. Punoni drejt zgjidhjeve ku të dy palët mund të fitoni.
Në fund kujtoni, kur dikush ju dëgjon ju, të dy ju dhe ndjenja juaj e vlerës dhe vlera e dëgjuesit rriten.
Referencat:
http://www.nickheap.co.uk/articles.asp?art_id=51
“Practical Developmental Ideas from Nick Heap”
“Building Effective Relationships at Work”
This article was published in Training Journal, January2001