Këshilla/Blog

10.02.2016

Problemi im eshte me mamin , nxehet shpejt.. Ofendon fjale shum te renda.bertet e nuk e qetesojm dot se di cfarr ti bej

  1. Anila Sulstarova says:

    Përshendetje,
    Më vjen shumë keq që nuk arrin dot të përcjellësh atë që dëshiron të përcjellësh. Sigurisht, kjo është shumë e vështirë. Në kushte kur ju të jeni të qetë, mund t’i thuash se sa e vështirë është për ty ndonjëherë që të flasësh me të. Mund t’i thuash se sa shumë e do, sa e rëndësishme është ajo për ty dhe sa nevojë ke ti për të. Dhe sa shumë lëndohesh kur ajo nuk të dëgjon dhe të fyen.
    Ndoshta në këtë takim, apo në takime të ngjashme si këto (kur të jeni të gjithë të qetë), mund të përpiqeni të kuptoni shqetësimet e saj.
    Ndonjëherë në familje ndodh që pavarësisht dashurisë për anëtarët e tjerë të familjes, shqetësimet dhe stresset bëhen shumë dominante dhe pengojnë komunikimin e qetë ndër ta.
    Nëse e folura është e vështirë, mund të provosh t’i shkruash letra apo t’i nisësh email, ku thekson ato që thamë më sipër. Përpiqu që emaili mos jesh sulmuese dhe përpiqu të mos fajësosh.
    Kur sheh që ajo është shumë e nxehur dhe e stresuar, përpiqu që bisedat t’i shtysh kur ajo të jetë më e qetë. Ndonëse, e kuptoj që ndonjëherë mund të jetë e vështirë, pasi nevoja për të folur mund të jetë urgjente.
    Përpiquni të shmangni fjalët që ju e dini që atë e acarojnë.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.