Këshilla/Blog

11.02.2016

Jam rritur ne nje familje jo shume te qete.Une kam dhe nje moter me te madhe.Prinderit i dua shume por me teper jam e dhene pas mamit tim.Problemi im eshte mami.Si cdo femije kam pasur dhe un gabimet e mia nrml qe jo te medha.Gjithsesi edhe kur gabimet nuk shfaqeshin mami i jepte te drejte cdo njeriu tjeter dhe mua jo.Tregohet shum e padrejte me mua ne cdo gje.Une mund te them dicka dhe ajo qe them pa u degjuar aspak nga mami me vjen prgj “boll se je shum e papjekur” nderkohe qe motra ime thote identik te njejten gje diten tj dhe pergezohet per maturine e saj.Cdo gje un e kam gabim edhe ateher kur e kuptojne qe kam te drejte mami sme jep asnjehere.Motra ka cdo gje qe deshiron kurse un po nuk bertita 5 here ne telefon eshte e pamundur te marr gjerat qe kerkoj.Une kerkoj gjera te rendesishme si kurse per shkollim dhe mami nuk me con se thot qe ska leke ama per motren qe te bleje kremera dhe te iki ne palester i gjen direkt.Nuk e di nqs me kuptuat se cfare me shqeteson nqs isha e qarte.Ky problem ka filluar qe ne femijeri ne fillim ka qene me nje kushurire moshatare dhe tani ka filluar me motren.Shpesh. here kam marre mamin dhe kam biseduar qe pse sme jep te drejtat e mia dhe ajo ose largohet ose me thot prap qe ti je e papjekur un femije ju kam te dyjave ju dua njesoj porr veprimet tregojne te kunderten.Kete gje e kane vene re dhe rrethi shoqeror i ngushte.Motra eshte tip i dhunshem nqs nuk i del e saja arrin deri aty sa edhe te gjuan.Kane qene 2 raste kur ajo ka perdorur dhune me ka pare mami me shenja dhe motres si ka then asgje kurse mua me ka thene:”ste ka ber asgje boll u ankove ne fund te fundit eshte motra jote eshte me e madhe”.Ajo qe me shqeteson dhe me ka munduar gjithe keto vite eshte qe pse duhet te ndihem un keshtu ?? Eshte imagjinata ime apo eshte e vertete? Dhe ne qofte se po psee ?? Si mund ta rregulloj se jam shum e ngarkuar psikologjikisht.Debati me i fundit ka qene kete jave ku motra ushtroi prape dhune mami sberi asgje dhe un u detyrova te largohesha nga shtepia.Do me ndihmonit shume me nje pergjigje.Ju faleminderit!

  1. Anila Sulstarova says:

    Pershendetje,
    Dhuna është e paparanueshme, askush nuk ka të drejtë të prekë askënd pavarësisht gjendjeve psikologjike. Mesa kuptoj nga mesazhi yt ka një marrëdhënie të padrejtë në familje, ku ka një alenacë të fortë mes mamit dhe motrës, dhe përjashtuese ndaj teje. Nuk kuptova nga mesazhi rolin e babait nëse ai jeton me ju. Roli I tij ose mungesa e tij nuk është e qartë.
    Megjithatë, sikundër në rastet ku ka probleme në marrëdhënie familajrë rekomandohen disa mënyra komunikimi që duhet të ndryshojnë, sepse përfshirja në disa situata bën që anëtarët e familjes të flasin bazuar tek emeocionet dhe humbasin fillin e llogjikës. Ndaj, për kërkesa të ndryshme që ke në lidhje me shkollën mund t’i japësh kohë vetes t’i kërkosh në kohë. Dmth, të përpiqesh t’i kërkosh që një javë më parë, t’i rikujtosh një herë në dy ditë në mënyra të ndryshme por të qetë.
    Ke të drejtë të shprehësh zemërimin dhe lëndimin tend, është shumë normale. Nëse ndonjëherë e ndjen që ke thenë gjëra lënduese për mamin, babain apo motrën mund edhe të thuash më fal kur je qetësuar, bashkë me shpjegimin c’të bëri të jesh aq e lënduar. Ndonjëherë komunikimi është celësi. Kjo nuk do të thotë që çdo gjë do të qetësohet, sepse mesa kuptoj dinamikat në familje janë më të thella sesa shpjegimi yt.
    Lidhur me dhunën që ushtrohet ndaj teje mund edhe të kërkosh ndihmë në organet kompetente. Mirëqenia psikologjike dhe fizike është shumë më e rëndëishme sesa opinioni I familjarëve. E rëndësihsme është të mësosh të trajtosh vetën në mënyrë të drejtë. Nuk di sa vjeçe je, që të mund të fuqizohesh për të përballuar disa nga nevojat e tua vetë. Të kërkosh ndihmë ballë përballë tek një profesionist është një opsion shumë I mirë.
    Me mamin mund të përpiqesh të flasësh kur të jesh e qetë dhe t’i thuash sesi je ndjerë këto vite. Përpiqu të kuptosh çfarë po ndodh në familjen tuaj. Kërko mbështetje, por ketë beje kur të jesh e gatshme për të folur ti edhe të tjerët. Për të degjuar dhe kuptuar. Me të gjithë njëherësh mund të jetë e vështië (ose jo, varet nga gjendja dhe dinamikat e momentit), me secilin anëtar mund të jetë më e thjeshtë.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV