12.02.2016
Pershendetje.. Faleminderit per nismen qe keni mar. Un jam nje 20 vjecare. Jam e fejuar. Shkoj shum mir me vjerren por jo me mamin tim. Shkoj shum mir me kunaten por jo me motren time. Nuk e di kush e ka problemin por ndihem shum keq kur vi te shpia ime, ndoshta sepse me duket vetja e tepert ketu ne shpi. Zihem shum me mamin pun lekesh. Kam luhatje humori. Dhe shuuum nerva. Do doja nga ju cfar mund tme qetesoj nervat. Pse behem kaq keq. Dhe dicka tjeter qe me shqeteson me se shumti un kur jam vetem ne shtepi ve muzik dhe imagjinoj persona vende flas me ta. Sikur po ndodh verte. Imagjinoj sikur jam vesh bukur dhe shkoj diku mshofin shoqeria e gjimnazit etj . Dhe ngrihem ne kemb vi verdall neper shpi kot sikur po ndodh me verte. Flas me ta. Qesh ..!! Nderkoh qe un jam vetem ne shpi. Ju lutem me ktheni pergjigje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Kjo mund të ndodhë për shkak të stresit të tepërt që mund të jesh duke kaluar. Gjithmonë miqësohu me vjehrrën, kunatën, behu shoqe me to, ji ti e para që i dhuron miqësi dhe biseda të këndshme. Do e shikosh që gjithçka do ndryshojë.