12.02.2016
pershendetje,qe 6 vjet jam ne nje presion psikologj te vazhdueshem nga kunati
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
jam munduar me te gjitha menyrat te vendos nje bilanc ne harmoni midis nesh,eshte e pamundur me te.jam ulur duke i kerkuar te bisedojme hapur se cfare nuk i pelqen nga qendrimiapo sjellja ime qe me trajton sikur te isha nje skllave,besoj qe edhe nje sherbetore do ta meritonte nje respekt me teper,kam arritur ne nje perfundim ndoshta edhe i gabuar ,por me le pershtypjen se ai me ka vertet zili.ndaj e ka te pamundur ta pranoj ket fakt,dhe lehtesohet duke hedhur balte mbi mua.por mua me ka demtuar vetet sjellja e tij ,fjalet akuza te padrejta.kam nje vit qe si flas .por dua te iki larg vetem prej tij se nuk mundem te duroj te jem e rrethuar nga nje person i tille .e kam humbur vetveten plotesisht,,,per 6 vite rrjesht kam nje presion psikologjik dhe stres te vazhdueshem .sdi si ti jap nje zgjidhje jetes time…ju lutem me ndihmoni,sepse me kap ankthi edhe gjumi sme ze naten!pres pergjigje te shpejte ju lutem
Përshëndetje,
Më vjen keq për situatën në të cilën gjëndeni. Abuzimi emocional është një nga format e dhunës, por që i kushtohet më pak vëmëndje në të përditshmen. Duke lexuar përshkrimin që i bëni kësaj marrëdhënie, kuptoj që kunati juaj është i dhunshëm verbalisht dhe emocionalisht ndaj jush. Ai është përpjekur t’ju kontrollojë, t’ju manipulojë, t’ju vendosë në pozita jo të favorshme, nuk tregon respekt ndaj jush dhe të gjitha këto janë të patolerueshme në një marrëdhënie. Stresi i vazhdueshëm dhe ankthi që ndjeni janë gjëndje që pasojnë dhunën emocionale. Kuptoj që ju keni ndërmarrë disa hapa për të vënë kufinj në këtë marrëdhënie, dhe ju përgëzoj për këtë. Ju keni biseduar me të, por kjo nuk ka funksionuar. Së fundmi ju jeni distancuar dhe nuk i flisni prej 1 viti, megjithatë ju ndjeni se situata nuk është zgjidhur. Informacioni i dhene për periudhën e vitit të fundit është i pakët. Cfarë ju bën të mendoni që me distancimin nga ai nuk ka marre fund abuzimi emocional?
E rëndësishme është të dini, që kunati mund të vazhdojë të ketë sjellje prej abuzuesi edhe në vazhdimësi. Kjo ka të bëjë me atë si person. Ajo që mund të bëni ju, është të fokusoheni në zgjidhjen e situatës suaj duke mos toleruar abuzimin prej tij, duke vënë fokusin tek vetja! Është e nevojshme të kujdeseni për veten dhe të merreni me pasojat emocionale që ka shkaktuar kjo marrëdhënie prej 6 vitesh. Në këtë proces do t’ju ndihmonte një psikolog, prandaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë për gjëndjen e ankthit që po përjetoni së fundmi.
Gjithe te mirat,
Denisa Ndreka, Psikologe