Këshilla/Blog

02.04.2016

jam 12 vjec dhe kam filluar te perdor shume telefonin. eshte normale kjo gje ?

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe i je drejtuar faqes “Nuk je vetem”. Ti pyet a eshte normale qe e perdor telefonin me tepri, por kjo pyetje ka shume pyetje te tjera brenda vetes. Cilat jane arsyet qe e perdor telefonin? Sa kohe shpenzon ti duke qendruar ne telefon? A po te pengon kjo sjellje te qendrosh me familjen apo shoqerine? A po shmang ti detyrimet e tua duke qendruar ne telefon? A po te pengon kjo sjellje te jetosh, ushqehesh, pergatitesh per shkolle apo te flesh normalisht? Duke e analizuar shqetesimin tuaj ne kete menyre do te zbuloni nese qendrimi ne telefon po te pengon te jetosh normalisht apo jo. Nese deshiron qe te diskutojme me shume mbi kete ceshtje te ftoj ten a shkruash perseri.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.