Këshilla/Blog

18.04.2016

Ju lutem mndihmoni ta kaloj fazen e adoleshences ose pubertetit jam shume keq ju bej be me ndihmoni ju lutem.. Ju vec e dini ate faze sa delikate o.. une
qaj shume
ndihem e merzitur shumeshpesh teper
merzitem gjate gjithe kohes bre dhe skam as nje shokas shoqe :((((((((((((
Me duhet ndihma juaj. Shpresoj qe sjam vetem..

  1. Anonymous says:

    Pershendetje, eshte e vertete qe faza e pubertetit sjell ndryshime hormonale ne trupin tone qe kane ndikim edhe ne gjendjen tone emocionale.
    Do te keshilloja qe te organizonit me mire diten tuaj, te vendosni qellime, prioritete dhe te punoni per ti arritur ato. Duke patur nje qellim per te arritur ne jemi me te vedosur per te ecur perpara, ti japim kurajo vetes dhe te mendojm me pak per gjendjen qe po kalojme.

  2. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje e dashur,
    Sigurisht qe nuk je vetëm dhe sa here te kesh nevoje për te folur me dike unë jam këtu për ty.
    E kuptoj qe po kalon një periudhe te vështirë ne jetën tende pasi vet mosha ne te cilën je ka shume sfida dhe pikëpyetje. Me vjen shume mire qe ti ke zgjedhur te kërkosh ndihme për shqetësimet qe ke, ky është hap shume i rëndësishëm për zgjidhjen e tyre.
    A mund te me shkruash te lutem nëse te shqetëson diçka specifike? Çfarë te mërzit gjate ditës, cila është arsyeja qe qan? Ti po me shkruan se nuk ke asnjë shoke apo shoqe, duhet te jetë e vështirë për ty te ndihesh vetëm. A mund te me tregosh se si e kalon një dite normale ne shkolle?
    Shume adoleshent ne moshën tende përjetojnë ndryshime emocionale dhe kjo ne ketë moshe përpos gjithë ndryshimeve te tjera ndikohet edhe nga ndryshimet biologjike ne trupin tënd.
    Dëshiroj shume te te ndihmoj te ndihesh mire sepse mosha ne te cilën je është veçse koha kur ti do te fillosh te krijosh jetën ashtu si ti do te dëshiroje qe ajo te ishte. Gjerat ne jetën tone i ndërtojmë ne e dashur, duke menduar pozitivisht e duke gjetur gjera qe te pëlqejnë do te ndihesh me e fuqishme dhe me e pëlqyeshme edhe për moshataret e tu. Cfare aktiviteti te pëlqen, a ke diçka qe te tërheq e qe dëshiron te fillosh te merresh me te?
    Pres te me shkruash e do te diskutojmë bashke për gjithë gjerat e bukura qe ti mund te ndërtosh ne jetën tende.

    Flasim serish,
    Sabjola

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV