03.05.2016
pershendetje jam shume i shqetesuar per veten.Nga nje tip aktiv qe kam qene kam kaluar pasiv komplet.Kam ikur ne moshe te hershme jashte ku kam jetuar 7vjet ne Itali dhe kam ikur qe 13vjec kam kaluar nje adoleshence te qete por me pas ne moshen 17 vjec kam qene tip qe dilja dhe frekuentoja cdo ambient qe me bente te lumtur.Kisha cdo gje qe doja dhe punoja nuk ankohesha kurre dhe sthoja asnjeher jam semure.Ne moshen 19 vjec u ktheva ne Shqiperi dhe jeta ime ndryshoi u fejova dhe nuk u largova me ne Itali mbeta pa pune dhe nuk e kuptova qe po ndryshoja.Cdo gje ndryshoi tipi im i qete me pak fjale u kthye ne nje tip nevrik dhe agresiv ne disa raste pa pune pa mbeshtetje dhe me nje jete ndryshe nga ajo qe jetoja.Kalova 2 vjet ne nje periudhe te tille dhe ndryshoj qytetin dhe filloj pune ne nje call center.Isha shume energjik punoja shume ore po merzitesha serish per cdo gje .Me dukej sikur te gjithe me merzisnin por ne gusht 2015 filloi nje shqetesim i ri gjate punes ne kompjuter u mpiva dhe me dukej sikur sndieja asgje fillova te djersij dhe te me merret fryma, rrahje te shpeshta te zemres nuk qendroja dot ne kembe me bie si te fiket ose sikur do bie ne toke.Me dridhen gjunjet dhe me kap dhe dhimbja e kokes me duket ne ato momente sikur cdo gje do mbaroi dhe i hedh kembet kot.Kam tentuar ne shume vende gjithe keto kohe pervecse te nje psikolog dhe nuk kam gjetur zgjidhje mendimet e keqija me mbysin dhe nuk duroj dot askend kapem me gjera koti dhe aty me rri mendja,(me kan filluar e disa fobi si frika nga ngjitja e shkalleve ose zbritja,frike nga erresira.Ne 1 mars me ndodhi nje tjeter tragjedi ne jeten time humba babin tim te ri ne moshe vetem 55 vjec dhe me duket cdo gje e kote me te kisha nje lidhje te ngushte dhe ma ka ikur nje pjese e rendesishme e jetes sime.Me brengos sepse nga nje djal energjik dhe punetor qe donte te dilte dhe kishte shoqeri tani nuk vete dot as ne pune dhe dita ime kalon duke u menduar grindur me te shtepise dhe para kompjuterit.Shpresoj te me ktheni nje pergjigje e te me ndihmoni .Une besoj tek ju.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Faleminderit per letren dhe qe adresove te ne shqetesimin tend.
Kjo qe ti thua eshte e rendesishme dhe e kuptoj qe ne jeten tende ke kaluar shume sfida qe kane kerkuar perballje te madhe mendore dhe emocionale dhe pikerisht ne moshe shume te hershme.
E ne radhe te pare une te pergezoj per forcen per ti perballuar sfidat ne jete e perpjekjet per te reaguar me se miri, per te marr vendime, per tu perballur e per te rifilluar.
Kjo tregon nje force te madhe, por sigurisht qe momentet e veshtiresise bejne qe mbrapa “kuintave” , te jemi te testuar ne kufijte tone emocionale, shpirterore e mendore dhe pavaresisht se sa mund te “mbajme”, trupi ose truri yne na dergon sinjale qe ka dicka qe nuk eshte mire qe mund te lidhet me te menduar negativ, me te gjeturit e arsyeve te tjera brenda vetes. Keto mund te marrin formen e ankthit, fobive ose depresionit (per me shume informacion mbi keto ceshtje mund te lexosh te faqja e nukjevetem.al, rubrika e videove https://nukjevetem.al/video/)
Keto qe ti pershkruan jane ne fakt rrjedhoja e dickaje tjeter qe kane nevoje te shtjellohet e te flitet me gjate. E rendesishme eshte qe ti e ke identifikuar qe ka nje problem qe nevojitesh te perballesh ndryshe ne kete moment dhe une do te rekomandoja te drejtoheshe te nje psikolog per biseda me te gjata shpirterore ne kete drejtim ku do te diskutoni me gjate e se bashku burimin e ketyre ndjesive dhe gjetjen e mekanizmave e rrugeve per tu perballur me to ne menyre te shendetshme.
Brenda vetes tende, qendron shume force e inteligjence per tu perballuar me cfare po perjeton aktualisht, keshtu qe do te rekomandoja mos te vonoje takimin dhe te beje rrugetimin e duhur psikologjik.
Te uroj gjithe te mirat me tej,
Me respekt,
Almandina Guma
prsh
shume faleminderit per pergjigjen e perkushtuar nga ana juaj …
pasi kam pare nje video(https://www.youtube.com/watch?v=F4UhvKLu8GU)
tani ndihem me mire me i sigurt ne vetvete fale kesaj video …..
ju faleminderit per gjithcka jeni me te miret