05.05.2016
Ju lutem me tregoni llojet e analizave qe mund te bej per te kuptuar nga me vjen era e gojes. Pa folur me nje mjek. Ju lutem. Jam 20 vjece. Me dhembet nuk kam problem. Mi rendisni shkaqet nga mund te vije tjeter kjo ere e keqe
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Duhet te kontolloni stomakun, si dhe te beni analiza per ndonje infeksion te mundshem ne stomak, gingiva (mishrat e dhembeve), ne qellez ose ne gjuhe. Analizat e gjakut jane domosdoshmeri dhe keshillimi me mjekun po ashtu. Problemet kronike me bajamet japin ere te keqe te gojes. Ka pafund arsye pse ndodh, keshillimi me mjekun eshte I DOMOSDOSHEM.
Pershendetje!
Era e keqe e gojes mund te vije si rezultat I disa faktoreve te cilet po I rendis me poshte, duke perjashtuar faktin e problemeve me dhembet:
1. Problemet me gjendrat e peshtymes
2. Si fillim, mund te kete orgjinen nga hunda, fyti dhe pjese te tjera te frymemarrjes. Infeksionet ne keto pjese te aparatit mund te shoqerohen edhe me ere te keqe te gojes.
3. Duhanpirrja
4. Marrja e ilaceve mund te shoqerohet me ere te keqe nga goja.
5. Dietat gjithashtu, si rezultat I ndryshimeve qe mund te ndodhin ne metabolizem.
6. Semundjet e melcise, veshkave mund te shoqerohen me ere te keqe nga goja gjithashtu.
7. Personat qe vuajne nga diabeti kane predispozite per ere te keqe si rezultat I komplikacioneve qe sjell kjo semundje.
Keto jane disa nga shkaqet per te cilat mund te mendojme kur ndjejme aroma te pakendshme ne goje. Ne qofte se ju e gjeni veten ne ndonje nga shkaqet qe une permenda, do ju keshilloja te paraqiteshit prane mjekut specialist per te mare trajtimin e duhur.
Gjithe te mirat!